GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet për drogën, djali i zyrtarit të PS: Beb, po vjen Lushi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet për drogën, djali i zyrtarit të PS: Beb, po vjen Lushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bisedat mes djalit të zyrtarit të Partisë Socialiste, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me 430 kilogramë kokainë të gjetur në laboratorin në Fier.

Nga bisedat e përgjuara, djali i zyrtarit socialist Viktor Çervanaku thotë se ka mbërritur në aeroport Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike. Megjithatë, në mesazhe thuhet se ende nuk kanë ardhur kimistët.

Biseda e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36

Denilson Çervanaku: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.

Enxhi Ferhati: Vjen Lushi!!!

Denilson Çervanaku: Pooo! Hohohooo

Enxhi Ferhati: Hahhaha Sot?

Denilson Çervanaku: Po.

Enxhi Ferhati: Shyqyr.

Denilson Çervanaku: Shyqyr. Te dua

Enxhi Ferhati:…. Ky eshte lajm i mire?

Denilson Çervanaku: Poo

Enxhi Ferhati: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.

Denilson Çervanaku: Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU

Enxhi Ferhati: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.

Denilson Çervanaku: Do filloj NEPU tamam NEPU

Enxhi Ferhati: Po s’kane ardhur akoma ato mo beb.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Etiketa: CarvanakudrogaKryesore1pergjimet

Lajme të lidhura

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!
Aktualitet

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

12:06 - 02/10/26
Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’
Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

11:49 - 02/10/26
Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku
Aktualitet

Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

11:22 - 02/10/26
Para
Sulmi shtetëror ndaj Prestige Resort, Reagon BE / Ç’thotë rezoluta

Sulmi shtetëror ndaj Prestige Resort, Reagon BE / Ç'thotë rezoluta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!
Aktualitet

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

12:06 - 02/10/26

Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici në kuadër të verifikimeve për publikimin në internet të videove...

Lexo më shumë
Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

11:49 - 02/10/26
Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

11:22 - 02/10/26
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

11:14 - 02/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com