GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agron Duka njeh zgjedhjet: Uroj Partinë Socialiste për fitoren, Lulzim Basha të nxjerrë mësimet nga humbja

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Agron Duka njeh zgjedhjet: Uroj Partinë Socialiste për fitoren, Lulzim Basha të nxjerrë mësimet nga humbja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është politikani i parë nga opozita që uron Partinë Socialiste për fitoren. Në një reagim në rrjetet sociale, Duka pranon humbjen duke shtuar se është gati që ai i pari të marrë përsipër koston e gabimeve.

Me doza të forta kriticizmi, Duka thotë se humbësi nëse nuk ka kurajon të urojë fituesin, do të humbasë sërish. Ai i drejtohet direkt Lulzim Bashës pas humbjes, duke i renditur vendimet e gabuara që ka marrë në krye të opozitës dhe shton se Partia Demokratike duhet të nxjerrë mësimet, pasi kundërshtari ka përfituar nga gabimet për të fituar.

REAGIMI I PLOTË: 

E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues. E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.

Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie
“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri” E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët. “Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia. Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e rradhës. Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë. Agron Duka.

Lajme të lidhura

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno
Breaking Views

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…
Breaking Views

“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

09:35 - 13/09/26
“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi
Breaking Views

“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

09:06 - 13/09/26
Para
Me fishekzjarre dhe këngë! Tom Doshi mbyll fushatën: 35 mijë vota s’janë pak

Me fishekzjarre dhe këngë! Tom Doshi mbyll fushatën: 35 mijë vota s’janë pak

TË FUNDIT

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno
Breaking Views

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat lidhur me Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes...

Lexo më shumë
Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com