Personi që shihni në foto është polici Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave që merrte ryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte qytetarëve.
Sipas policisë, rasti i fundit ndodhi kur ai është arrestuar në flagrancë është bërë ditën e djeshme teksa Ndreu i mori shumën prej 70 mijë lekësh të reja një qytetareje. Kësaj të fundit i ishte pezulluar patenta për tre muaj.
Nga verifikimet ka rezultuar se qytetarja me iniciale B.D e kishte të bllokuar lejen e drejtimit që nga data 24 nëntor deri më datë 17 shkurt të vitit 2023.
Lexo edhe: Policia e Kosovës vë në pranga një serb të dyshuar për krime lufte
Por, pasi pagoi shumën e parave tek oficeri 48 vjeçar, Ndreu e mori patentën e vajzës nga Kartoteka në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe ia riktheu asaj.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe Eduart Caka nga Kruja. Ky i fundit, sekser i oficerit të policisë. Caka rezultoi se ka marrë paratë nga qytetarja dhe ia ka dorëzuar oficerit Alkid Ndreu.
Discussion about this post