GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lulishte zgjedhore/ Adrian Gurma i fal 100 mln lekë Bledar Manes

16:44 - 02/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Lulishte zgjedhore/ Adrian Gurma i fal 100 mln lekë Bledar Manes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi përfundojnë zgjedhjet, Bashkia Sarandë merret vetëm me leje ndërtimesh nëpër zonat bregdetare. Por kur afron fushata, kryetari Adrian Gurma zgjohet dhe bënë kërdinë me tenderët. Ditën e sotme (2 dhjetor 2022) Gurma ka mbyllur tenderin me objekt  “Rikualifikim i hapësirash me lulishte dhe stola, rruga “Apostol Cuni` mbi Adem Shemen, poshtë shikut, mbi komisariat dhe rikualifikim i rrugëve ne Berdenesh, Cuke, Manastir, Kodër”.

Për këtë tender është planifikuar të shpenzohen 10 000 000,00 lekë të reja. Bashki Sarandë e ka skuqur prokurimin me shkelje rregullash. Ky projekt është klasifikuar në tenderët me “Flamur të Kuq”, pasi ka risk të lartë për korrupsionin me fondin e caktuar.

Sipas dokumentit, për këtë tender kanë paraqitur oferta 4 kompani. Por, Gurma ka lënë në garë vetëm firmën “MANE/S” SHPK. Kështu ja ka dhënë tenderin pronarit të saj Bledar Mane pa konkurrencë fare. Ndërkohë vërehet një tjetër shkelje. Mane ka paraqitur ofertë me vlerë 9 839 280, pra sa 92% e fondit limit. Ndërsa një tjetër firmë ka paraqitur ofertën me 10 milionë lekë më lirë, por nuk është marrë parasysh. Edhe pse ligji kërkon që të merren në konsideratë ofertat më të lira për të eliminuar riskun e fondit limit. Kështu, 100 milionë lekë po xhirohen në xhepin e Manes, sigurisht që një përqindje do pikojë edhe për zyrtarët e komisionit të tenderit.

 

Mane përpin tenderët

Ky tender është vetëm një nga dhuratat që Mane merr nga Bashkia Sarandë. Pasi vetëm në 2 vitet e fundit “MANE/S” SHPK numëron rreth 3 miliardë lekë nga transaksionet e Thesarit të Shtetit për tenderë. Në tabelën më poshtë vihet re se më shumë tenderë i janë dhënë nga Bashkia Sarandë, kryesisht për ndërtime. Vetëm tani u kujtua për një lulishte Gurma! Në fakt sipas planit, kjoi lulishte pritet të përfundojë janarin e vitit 2023. Por, nga moti i paqëndrueshëm që përfshinë vendin në këtë periudhë, parashikohet që mund të ketë edhe shtyrje të punimeve.

 

Gjithsesi, Mane është mësuar të zhvillojë projekte në kundërshtin me ligjin. Disa kohë më parë kompania “MANE/S shpk” ka shkelur rregullat që duhet të zbatojë gjatë restaurimit të Kishës së Apostujve në Hoshtevë. Dhe sipas nenit 23, paragrafi 1, pika c  të rregullores për restaurimet në objektet kulturore, kësaj kompanie i duhej hequr licenca.

“Në bazë të rregullores “Mbi Kriteret dhe procedurat administrative për marrjen e licencave të ushtrimit të profesionit të restauratorit”, miratuar nga Ministria e Kulturës me vendimin nr. 75, datë 3 Prill 2015, mbështetur mbi ligjin 9048, datë 7 Prill 2003”,  Kompania “MANE/S shpk” gjatë punës për restaurimin e Kishës së Apostujve në Hoshtevë ka shkelur rregullat që duhet të ndjekë gjatë kësaj veprimtarie.

Por, asaj kohe nuk është marrë asnjë masë dhe tashmë Mane vazhdon i lirë pazaret me kryebashkiakun e Sarandës!

 

 

 

Etiketa: abuzimBashkia SarandeBledar Manelulisjhttendertender pa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Detajet/ Denilson Çervanaku jepte 500-1000 euro në doganë

Detajet/ Denilson Çervanaku jepte 500-1000 euro në doganë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com