Një tërmet i fortë ka tronditur jugun e Bosnje Hercegovinës sonte në orën 21:05. Mediat vendase shkruajnë se sipas informacioneve të para, lëkundja ishte me magnitudë 5.1.
Por, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, forca e tij ishte 4.5 gradë e shkallës Rihter.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo të plagosur, por lëkundjet raportohet të jenë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës në Shqipëri.
Discussion about this post