GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdiq 5 ditë pas lindjes/ Pas denoncimit nga familjarët e 29-vjeçares, spitali dhe policia me versione të ndryshme, pritet ekspertiza

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdiq 5 ditë pas lindjes/ Pas denoncimit nga familjarët e 29-vjeçares, spitali dhe policia me versione të ndryshme, pritet ekspertiza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardita Muça ishte shtruar në maternitetin e qytetit dhe në datën 30 qershor bëri lindje cezariane duke sjellë në jetë fëmijën e dytë. Pas tri ditësh, Lehona doli nga materniteti dhe u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë komplikacion.

Por dy ditë më pas, më 5 korrik, ajo papritur u shemb në tokë në prezencë edhe të familjarëve. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së gruas, por familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Durrësit, duke akuzuar bluzët e bardha për neglizhencë.

Sipas tyre, mjekja nuk i ka bërë hollim gjaku dhe kjo është arsyeja që nuk mbijetoi. Tashmë palët do të presin përgjigjen e ekspertizës mjekoligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

KOMPLIKACIONI

Familjarët e Lehonës 29- vjeçare i thanë uniformave blu se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një rast të tillë. Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar. Familjarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulance mbaroi gjatë rrugës për në spital. Është ende e paqartë nëse ajo ndërroi jetë gjatë transportit apo në ambientet e spitalit. Familjarët pretendojnë se mjekët e spitalit u thanë se kishte rrahje zemre në momentin e mbërritjes, ndërsa Policia në njoftimin e saj për mediat ka deklaruar se ajo shkoi pa shenja jete në spital.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vajza lindi me operacion çezarian në datë 30 qershor në Spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë, u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi, ndërsa vajza në urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thanë se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”, tregojnë të afërmit.

AKUZA E FAMILJARËVE

Familjarët e 29-vjecares akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ka qenë tezja e së ndjerës, e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës, pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut. “Kemi bërë denoncim në Polici dhe akuzojmë mjeken Migena Prifti, e cila është doktoresha gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit.

Duam drejtësi. Ka vdekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollim gjaku. A vdes një gocë 29- vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë, po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk kthehet më, ndaj duam të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, ka thënë Vera, tezja e së ndjerës.

Etiketa: EkspertizefamiljareSpital

Lajme të lidhura

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira
Aktualitet

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:42 - 03/08/26
Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan
Aktualitet

Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

08:54 - 03/08/26
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Para
“Rekord aferash korruptive” Përgjimet nxjerrin zbuluar kryebashkiakun Tushe, ‘mbuloi’ biznesmenin që kishte ndërtuar pa leje

Fatos Tushe pazare me telefon/ "Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos, kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho"

TË FUNDIT

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira
Aktualitet

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:42 - 03/08/26

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta...

Lexo më shumë
Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

09:19 - 03/08/26
Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

08:54 - 03/08/26
Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com