Partia Demokratike është sulmuar nga qeveria se po dëmton imazhin e vendit me protestën e 6 dhjetorit, ditë kur Tirana, do të presë samitin midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se populli opozitar dëshiron t’u përcjellë liderëve europiane mesazhin se si është realiteti në Shqipëri.
Pavarësisht retorikës përplasëse që mbizotëron mes palëve, duhet thënë se protestat ditën e mbledhjes së samiteve janë të zakonshme dhe jo një akt i dëmshëm. Në shkurt të këtij viti, kur u mbajt samiti BE-Afrikë, Brukseli u përfshi nga protestat. Qytetarët nga vende të ndryshme të Afrikës protestuan për situatën politike dhe sociale në vendet e tyre.
Ata kërkuan që komuniteti ndërkombëtar të shikonte situatën reale me të cilën përballeshin, si uria, keqqeverisja dhe probleme të tjera.
E njëjta situatë ka ndodhur rreth një vit më parë. Një protestë, ku nuk munguan përplasjet me policinë ndodhi në Slloveni, ku u zhvillua një samit i Bashkimit Europian.
Qytetarët protestuan kundër kufizimeve të Covid-19 ditën që liderët europianë u mblodhën në Ljubljanë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.
Ndërkohë opozita ka thënë se pavarësisht se policia nuk u dha leje të protestojnë, ata nuk do të tërhiqen. Ndërkohë kanë siguruar se do të shmangin çdo provokim dhe incident.
Discussion about this post