GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama, jargavitës me të huajt dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve

11:01 - 07/12/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, jargavitës me të huajt dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti- Në Tiranë u mbajt Samitit i BE’së për Ballkanin Perëndimor. Dhe ata që kanë sy mund të shihnin se liderët evropian nuk vijnë në Ballkan që të na bëjnë si vetvetja, por që të shohim pse jemi ndryshe nga ata. Pra që të shohim se, për shembull, Shqipëria ka një Kryeministër që u jargavitet të huajve por që është mizorë ndaj popullit të vet dhe, që do i jepte jetët tona për t’i mbrojtur të huajt, për dallim nga liderët evropianë që nuk do jepnin asnjë kok të popullit të vet as për qindra koka ballkanase.

Krahas mbajtjes së këtij samiti, në Tiranë u organizuan edhe protestat opozitare që kishin për qëllim të shpalosnin fytyrën e vërtet të regjimit të ‘Rilindjes’. Thuajse liderët evropian nuk e dinë se cili është Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë. Pra thuajse Evropa e mirinformuar nuk e dine se njëri e kriminalizoi Shqipërinë e tjetri Serbinë dhe të dy ata nuk i bashkon ‘Ballkani i Hapur’, por krimi i mbyllur brenda vendeve të tyre.

Dhe duke e ditur këtë, shumë nga liderët evropian besojnë se regjimin e ‘Rilindjes’ nga ai serb e dallon vetëm ajo se atë të Tiranës e përbëjnë hajdutë paqedashës, e atë të Beogradit hajna luftënxitës. Dhe si të tillë, ata s’kanë si mos jenë bashkëpunues mes veti, madje edhe shumë ‘properëndimorë’ dhe në një mendje lidhur me të ardhmen e Kosovës. Siç nuk kanë si mos jenë të dëgjueshëm e ‘konstruktivë’ ndaj Brukselit.

Ndërkohë, para se të niste protesta e opozitës, u përgjak fytyra e liderit opozitar. Pra e goditën kryetarin e PD-së, me çka na goditën në fytyrë të gjithë neve që e kritikojmë këtë rrëgjim. Dhe ky grusht që përgjaku fytyrën e mendimit kritik, së bashku me shpërthimet që rrënojnë hotelet e kundërshtarëve politik të këtij regjimi, na e përcjellin kanosjen e Kryeministrit të Shqipërisë se ashtu siç e mposhti Shqipërinë dhe popullin shqiptarë, do na mposht edhe të gjithë neve që nuk i nënshtrohemi.
Sa shumë gabon dhe sa çmendurak që është!

 

Sidoqoftë Samiti mbaroi. Morën fund edhe protestat e opozitës. Dhe ata që kishin sy mund të shihnin pse Shqipëria nuk mund të bëhet si e gjithë Evropa; sepse ka burrështetas që janë ‘properëndimorë’, por që nuk janë aspak proshqiptar. Dhe se për dallim nga Kryeministri i Shqipërisë që si palaço u gjunjëzohet burrështetasve të huaj, liderët evropian i ‘jargaviten’ vetëm popullit të vet që i voton.

 

Por duke qenë Shqipëria vend i ‘spektakleve’ dhe debateve televizive, edhe ky Samit mbase nuk do sjellë asgjë me shumë se sa intervista të shumta të Kryeministrit të Shqipërisë dhe grindje publike mes të paguarve të ‘pavarur’ për ta mbuluar të vërtetën se sa më jargavitës bëhet Kryeministri i Shqipërisë ndaj të huajve, aq më i egër bëhet mëmëdheu ndaj shqiptarëve. Pra që mos shihet se Shqipëria nuk bëhet si e gjithë Evropa ngaqë atë e drejtojnë burrështetas që janë shumë ‘properëndimorë’, por aspak pro shqiptarë.

Etiketa: Bashkimi EuropianEdi RamaKim Mehmeti

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Po paralajmëron këngën e re? Ronela Hajati poston fotot e dyshimta

Po paralajmëron këngën e re? Ronela Hajati poston fotot e dyshimta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com