GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë/ Sotiraqi i Korçës hedh 1 mld lekë për riparim rruge

13:18 - 08/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë/ Sotiraqi i Korçës hedh 1 mld lekë për riparim rruge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gijotina.com ka denoncuar ditët e fundit disa tenderë abuzivë që ka zhvilluar kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Gjithsesi kryebashkiaku, që i ka shpatullat të mbrojtura, ka vazhduar me stilin e tij, duke hedhur fonde në tenderë me shkelje. Prokurimi i fundit është për rregullimin e një rruge. Konkretisht bëhet fjalë për njoftimin me numër reference “REF-45619-10-12-2022” dhe objekt “Investime në infrastrukturën rrugore”. Në tender nuk përcaktohet se për cilët rrugë bëhet fjalë.

 

Por, tashmë e dimë qe riparimi i rrugëve në fushatë zgjedhore është një nga metodat që përdorin të gjithë drejtuesit e bashkive. Kështu me fasada, të cilat, pas disa javësh shkatërrohen, ata kërkojnë sërish votën nga qytetarët. Këto janë paratë e taksapaguesve, që nga njëra anë përdoren për propagandë bajate. Nga ana tjetër xhirohen në xhepat e klientëve.

Tenderi për të cilin flasim, po merr jo pak, por 1 miliard lekë nga buxheti i bashkisë Korçë.

Në dokumentin  publikuar vihet re për këtë prokurim kanë shfaqur interes 11 kompani, sepse fondi limit është llokmë e madhe. 10 kompani janë skualifikur me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumente që tregojnë se kanë eksperienca të mëparshme në rikonstruksionin e rrugëve. Edhe pse shumë prej tyre njihen për punimet shumëvjeçare për ndërtim dhe mirëmbajtje rrugësh.

Në këto kushte, Bashkia ka lënë në garë vetëm kompaninë “Almo Konstruksion” në pronësi të Edmond Bitrit dhe Alfons Bitrit. Dhe në përfundim ia ka dhënë tenderin pa zhvilluar një garë komfort rregullave të prokurimeve publike. Kështu, Open Data i ka vendosur këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, duke ngritur alarmin për rrezikun e abuzimin me këtë fond.

Ndërkohë nga të dhënat e grumbulluara, Gijotina.com evidenton se brenda këtij viti Bashka Korçë regjistron 22 tenderë me “Red Flag”. Të cilët kanë mungesë konkurrence, fonde të fryra dhe bashkëpunim me kompani që përvetësojnë këto para. Ndërkohë për Krishtlindje, Sotiraq Filo e ka hapur krahun të shfrytëzojë çdo qindarkë të buxhetit 2022.

Lexo edhe: Sotiraqi i Korçës shfrenohet për festa, 50 mln lekë për dekore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Korceopen data albaniarikostruksion rrugesotiraq Filotendertender pa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Stresi flet për ish-gruan: Po të vijë ajo këtu, dal nga Big Brother

Stresi flet për ish-gruan: Po të vijë ajo këtu, dal nga Big Brother

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com