Një shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar nga policia greke në Kapshticë.
Operacioni u zhvillua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës, Follorinë.
Ndaj shqiptarit, u lëshua urdhër arresti nga Prokuroria e Kavallës për trafik droge.
Kjo pasi ishte dënuar nga Gjykata e Follorines me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët si dhe trafik droge.
Discussion about this post