GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zbulohet skandali, imami martoi vajzën 6-vjeçare me një 29-vjeçar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet skandali, imami martoi vajzën 6-vjeçare me një 29-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Turqi ku një e mitur është abuzuar seksualisht e më pas, babai i saj e martoi me autorin.

Skandali u zbulua pasi ajo vetë denoncoi në vitin 2020 atë që po i ndodhte.

Siç u bë e ditur nga gazeta turke “Bir Gun”, Yusuf Ziya Gumusel, i cili ishte lider i sektit islamik “Ismailaga” vendosi të martojë vajzën e tij në moshën 6-vjeçare me një 29-vjeçar me martesë fetare.

Vajza, në fakt ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa duhet theksuar se gruaja e imamit ishte kundër martesës së vajzës në atë moshë, por babai i saj e dërgoi vajzën në banesën e të riut Qadir Istekli, kur gruaja e tij mungonte nga shtëpia.

Edhe pse aktakuza e përgatitur nga prokuroria kërkonte që tre të pandehurit të dënoheshin me të paktën 27 vite burg, askush nuk u arrestua dhe çështja nuk vazhdoi, deri tani që u bë publik rasti nga gazeta turke, duke shkaktuar zemërim të madh që dje në rrjetet sociale.

Fotot e 6-vjeçares me fustan nusërie po qarkullojnë orët e fundit dhe po shkaktojnë neveri në opinionin publik të vendit fqinj, duke detyruar të gjitha palët të ngrihen dhe të dënojnë.

Përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP, Omer Çelik, tha se ata do të qëndrojnë pranë viktimës.

 “Po ndjekim me vëmendje lajmet në media se një fëmijë është abuzuar seksualisht në moshën 6-vjeçare. Ne dënojmë abuzimin e fëmijëve. Abuzimi i fëmijëve është një krim i urryer që nuk do të falet kurrë”.

Padia

Padia u ngrit në vitin 2020 nga vajza me pretendimin se ajo ishte abuzuar seksualisht çdo ditë gjatë fëmijërisë së saj. Vajza një ditë dëgjoi në një emision radiofonik për vajzat e reja që martoheshin.

Më pas ajo kuptoi se ajo që kishte përjetuar nuk ishte një lojë, siç e karakterizoi i shoqi, por se ajo vetë ishte viktimë e abuzimit seksual. Në padinë që ka bërë, ajo ka paraqitur edhe foto nga dasma e saj e pretenduar, si dhe foto me mavijosje në trup dhe regjistrime audio të abuzimit të saj.

Siç raportoi ajo, sulmet seksuale të bashkëshortit të saj ishin të vazhdueshme.  Në vitin 2012, kur ishte 14-vjeçe, ajo shkoi në spital për shkak të një anomalie në ciklin e saj ku raportoi për abuzim seksual. Por hetimet u ndërprenë pasi nuk kishte vend për ndjekje penale.

Më në fund në vitin 2022 prokuroria vendosi se ka pasur abuzim seksual dhe se krimi është kryer në mënyrë të përsëritur edhe pse njeriu që akuzohet për përdhunim dhe u martua me vajzën 6-vjeçare, është i lirë.

Etiketa: ImamimartoiYusuf Ziya Gumusel

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së
Botë

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së

09:14 - 25/09/26
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur
Botë

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur

09:04 - 25/09/26
Para
Fotot hot, miss Boom Boom nuk i ndahet Messit

Fotot hot, miss Boom Boom nuk i ndahet Messit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën
Aktualitet

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt nis këtë të shtunë misionin e tij diplomatik në Shqipëri, duke pasuar Yuri...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:36 - 26/09/26
Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një 19-vjeçar dhe dy të tjerë në gjendje kritike

07:56 - 26/09/26
Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

07:48 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com