Dashi
Për sa iu përket çështjeve te zemrës, gjithçka do ndryshoje qe të premten. Do keni me tepër nevoje për qetësi ne jetën ne çift dhe do bëni me shume tolerime sesa mendonit.
Demi
Ndikimi i Venusit do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Klima do jete me e ngrohte dhe me harmonike sesa ju e mendonit. Të premten do jetë ditë e mirë.
Binjakët
Jeta juaj sentimentale do jete me e këndshme dhe me e bukur gjate kësaj dite. Do jeni me humor shume te mire dhe do përjetoni emocione te mëdha pranë atij qe doni.
Gaforrja
Mos kërkoni te dominoni të premten ne jetën tuaj ne çift sepse do keni mosmarrëveshje me partnerin. Bëjini rezistence ndikimit pervers te Jupiterit.
Luani
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Nëse vazhdoni ne këtë rruge shume shpejt do ketë martese.
Virgjëresha
Urani premton jo vetëm sensualitet dhe ngrohtësi ne jetën ne çift, por gjithashtu qëndrueshmëri dhe besnikëri. Do e kuptoni me ne fund se ju dhe partneri jeni bere për njeri-tjetrin.
Peshorja
Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do dilni te humbur dhe do vuani. Nga ana tjetër mos kërkoni as te keni pushtet mbi te.
Akrepi
Dita e premte nuk do jete shume e privilegjuar për te dashuruarit. Debatet do jene te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni te qete.
Shigjetari
Gjate kësaj dite do ia shprehni me çdo mënyrë dashurinë partnerit. Nuk do mungojnë as fjalët dhe as veprat, vetëm e vetëm qe ambienti ne çift te jete sa me i ngrohte.
Bricjapi
Bashkëpunimi ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur me pare dhe do ndiheni me te qete.
Ujori
Disa nga ata qe janë ne një lidhje do kaloje një dite delikate dhe te mbushur me debate. Do keni vështirësi, kështu qe merrni masa nëse nuk doni te shkoni ne ndarje.
Peshqit
Nëse kohet e fundit keni pasur pasiguri ne jetën tuaj ne çift, të premten do jeni me te sigurte për atë qe doni. Mos keni druajte t’ia shprehni partnerit gjithçka qe mendoni.
Discussion about this post