Gruaja në foto është 50-vjeçarja që ndërroi jetë ditën e sotme pasi makina me të cilën po udhëtonte ra në humnerën në Qafë Muzinës duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Etleva Bejko jetonte prej 25 vitesh në Greqi. Nëna e një djali po udhëtonte drejt familjes në Markat të Konispolit, kur makina e saj humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërsa ajo ndërroi jetë në vendngjarje.
Në videon e publikuar nga viktima dëgjohet në sfond muzikë greke, ndërsa udhëtonte e vetme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si është shkaktuar aksidenti.
Discussion about this post