GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëdhënësja e PD: Shqipëria është gjunjëzuar nga korrupsioni

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD publikon listën për Këshillin Kombëtar, në garë dhe Bleona Qereti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se korrupsioni është një ndër shqetësimet më alarmante në vendin tonë. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Garo tha se Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, i është dorëzuar këtij fenomeni.

Në një deklaratë për mediat, Garo solli në vëmendje aferat për të cilat akuzohet qeveria, që nga inceneratorët, tek Porti i Durrësit dhe Butrinti.

Ajo solli në vëmendje një raport të organizatës “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, sipas së cilës, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

“Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset” – thotë ndër të tjera në deklaratën e saj Garo.

Deklarata e plotë e Floriana Garos:

9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive.

Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni.

Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.

Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik.

Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt:

Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit.

Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE;

vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.

Raporti thekon:

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”.

Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi.

Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë.

Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot!

Etiketa: korrupsioniKryesore1PDzedhenesja

Lajme të lidhura

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Emiriana Sako hedh 40 mln lekë për beton në xhepin e Shkëlqim Kupës

Emiriana Sako hedh 40 mln lekë për beton në xhepin e Shkëlqim Kupës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur...

Lexo më shumë
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com