GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dyshime për korrupsion në Parlamentin Evropian, në pranga 4 persona

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshime për korrupsion në Parlamentin Evropian, në pranga 4 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsion të dyshuar brenda Parlamentit Evropian. Një shtet i Gjirit thuhet se është përpjekur të ndikojë në vendimet politike. Sipas mediave, ai është Katari.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan.

Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjasë e përfshirë edhe zëvendëspresidetja e PE, Eva Kaili, e cila sipas mediave duhet të jetë arrestuar.

Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Sipas një sondazhi të gazetës “Le Soir” dhe revistës “Knack”, megjithatë ai shtet është Katari. Përfaqësuesit e Emiratit besohet se janë përpjekur të korruptojnë një socialist italian, anëtar të Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet

Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.
Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.

I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t’i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge./dw

Etiketa: hetimekorrupsionParlamentPEPranga

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
“Nuk do ta quaja presion”/ Shtyrja e afatit të targave, flet Vjosa Osmani

Tensionet në veri të vendit, Osmani takon sot krerët e partive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com