Pronari i mediave televizive Theodhoro Çami po merr miliarda lekë nga AKSHI duke u kamufluar pas tri kompanive. Agjencia Kombëtare e Informacionit shpenzon miliarda lekë për reklama të portalit e-Albania. i cili nuk funksionon si duhet dhe nuk është i sigurt përballë sulmeve kibernetike. Drejtoresha Mirlinda Karçanaj po shpenzohen për fushata promocionale në bashkëpunim me manjatin, i cili ka krijuar prej vitesh monopol në treg. Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Thesarit të Shtetit evidentohet se në periudhën kohore 2019-2022, AKSHI ka shpenzuar 2.7 milionë euro vetëm për promocion.
Kompania kryesore që ka përfituar këto tenderë është “Spot Communication” me kompani mëmë “Le SPOT Group”, në pronësi formale të Mirza Alibegaj. Por, në të vërtetë pas kësaj kompanie qëndron manjati i mediave Theodhoro Çami.
Referuar të dhënave të gjetura në QKB nga Gijotina.com vihet re se “Le SPOT Group” me datë 24 janar të vitit 2012 ishte në pronësi të Theodhoro Çamit. Por i ka “shitur” aksionet te Mirza Alibegaj dhe Vilma Maze. Kjo nuk do të thotë se ai ka hequr plotësisht dorë nga firma. Por, janë bërë lëvizje për të larguar vëmendjen nga skandalet ku ai është përfshirë edhe më herët për të marrë paratë e reklamave të qeverisë.
Sakaq, evidentojmë se “Spot Communication”, vetëm në 3 vitet e fundit ka fituar 1.5 miliardë lekë vetëm nga AKSHI.
Tabela më poshtë tregon se pjesa më e madhe e këtyre prokurimeve janë promocion për portalin e-Albania.
Kemi edhe një tjetër kompani fantazmë të quajtur “1Up Lab”, e cila ka marrë 1 miliardë lekë nga tenderët e AKSHIT për fushata promocionale. Sipas informacioneve, me këtë kompani bashkëpunon Theodhori Çami, edhe pse në dokumentet e QKB është regjistruar si pronar Klaudian Dhefto dhe administrator Enjan Gazhga. Dihet se Theodhoro Çami është ortaku kryesor i Intermedia Group që ka në pronësi In TV dhe Euronews Albania.
Në fakt vetëm nga të dhënat e publikuara deri më tani, për këto shuma marramendëse të xhiruara, pritej që AKEP dhe Agjencia e Prokurimit Publik të vepronin. “1Up Lab” në Maj të vitit 2021 ka fituar rreth 20 milionë lekë pa garë për “Shpenzime për mirëmbajtje dhe zhvillim, faqe elektronike dhe hostim, shpenzime për licenca vjetore antivirus dhe certifikatë sigurie”.
Nga të dhënat e Open Data rezulton se kjo kompani është krijuar në vitin 2020.
Kur filloi dhe kalimi i të gjithë shërbimeve në e-Albania. Rezulton se, nuk ka fituar tenderë nga institucione të tjera, nuk ka licencë. Gjithashtu, nuk raporton të ardhurat vjetore dhe ka kapital themelues 100 mijë lekë. Oktapodi është Çami që ka krijuar monopol në tregun e reklamave, të cilin e kamuflon pas kompanive të tjera.
Kompania e tretë e që vjel para nga AKSHI është “OGILVY shpk”.
Në “Spending Data Albania” rezulton se ajo ka përfituar 57 milionë lekë për promocion nga AKSHI në tre vitet e fundit përmes 7 tenderëve. Në dokumentet e siguruara rezulton se, kjo kompani administrohet nga shtetasi grek Konstantinos Panagiotopoulos dhe ka gjithashtu aksione një firmë greke e quajtura “BOLD OGILVY & MATHER S.A”.
Edhe këta janë bashkëpunëtorë të Theodhoro Çamit, i cili ka monopolin e reklamave në kryeqytet. Gjithsesi, detajet e kompanive duhet t’i hetojë më gjatë SPAK-u. Pasi po flasim për mashtrime, monopol tregu dhe abuzime në bashkëpunim me drejtoren e AKSHI-t.
Skandali me SMS-të
Por, nuk mbaron me kaq. Goli më i fundit është tender i hapur në 11 nëntor të këtij viti me objekt “blerje e ofrimit të shërbimit të SMS-ve për AKSHI’. Për këtë tender AKSHI ka vënë në dispozicion fondin limit prej 808 milionë lekësh apo rreth 7 milionë euro. Ndërkohë pritet që gara të zhvillohet brenda dhjetorit.
Në dokumentet e AKSHI-t thuhet se “Përmes këtij shërbimi do t’i jepet ë Portali e-Albania dhe sisteme e platforma të tjera elektronike.
Ato konsumojnë këtë shërbim, që të dërgojnë mesazhe (SMS) për verifikim me dy mënyra. Si dhe për njoftime të ndryshme për shërbimet që kanë aplikuar / marrë. Ky shërbim duhet të mund të ofrojë mesazhe ndërvepruese. Si dhe mesazhe të personalizuara drejt qytetarëve/ bizneseve. Si dhe punonjësve të administratës publike përdorues të sistemeve e platformave elektronike”.
Nga ana tjetër, AKSHI nuk ka një bazë ligjore për blerjen e SMS-ve. I vetmi vendim i qeverisë është ai i vitit 2017 “për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”. Në njërën nga pikat shkruhet se “Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ka një sistem të menaxhimit të standardeve (SMS)”. Por, asnjë fjalë më tepër se ku apo kur përdoren këto SMS.
Përpara zgjedhjeve vendore, qeveria po shpërndan para për klientët e saj sidomos tek pronarët e mediave. Ku njëri prej tyre është Theodhoro Çami.
Lexo edhe: AKSHI jashtë realitetit/ Pas sulmeve kibernetike, kërkon rritje rrogash deri në 3500 euro
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post