GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Rizaj fiton çdo javë 1 tender/ 210 mln lekë të Trauma pa garë

16:34 - 10/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Rizaj fiton çdo javë 1 tender/ 210 mln lekë të Trauma pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në krye të listës së abuzimeve me tenderët është Spitalin Universitar i Traumës, për të cilin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lejon çdo tender pa garë.

Prokurimi  i fundit sërish është dhënë pa konkurrencë dhe është regjistruar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve. Bëhet fjalë për  tenderin me objekt “Blerje materiale mjekimi specifike për shërbimin e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maxilofaciale në SUT”.

Për këtë tender do të shpenzohen 210 milionë lekë. Por, ajo çka bie tjetër në sy nga dokumentet e publikuara në APP është gara e parregullt. Gjatë kohës që tenderi është shpallur i hapur, vetëm firma “O.E.S DISTRIMED” SHPK ka shfaqur “interes”. Ajo ka paraqitur ofertën me vlerë 21,105,600 lekë të reja. Kështu, pa u zhvilluar gara sipas ligjit, “O.E.S DISTRIMED” në pronësi të Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, përfiton kontratën si dhuratë për Krishtlindje.

Sipas dokumenteve, kjo kontratë është dyvjeçare. Çka do të thotë që deri në fund të vitit 2024, “O.E.S DISTRIMED” do të furnizojë Spitalin e Traumës me materiale mjekimi dhe nga ana tjetër të fryjë arkën e vet me fondet që do të xhirohen për sektorin e Shëndetësisë. Ky është Loti dytë i tenderit me qëllim blerje materialesh. Kontrata e plotë me të dy lotet regjistrohet në vlerën 175,461,640 lekë, të cilat janë derdhur përmes këtyre tenderëve në llogarinë e Orjada Jaho dhe Ermal Rizajt.

Miliarda çdo javë

Rikujtojmë se 2 javë në parë, O.E.S DISTRIMED” përlau një tender me vlerë 1.4 miliard lekë për stenta mjekësore. Këto para u xhiruan nga Spitali “Nënë Tereza”. Edhe ky tender u firmos pa garë. Ndërkohë edhe në vitin 2020 tenderi për blerje stentash është fituar nga “OES Distrimed”. Ndërsa të dhënat e marra nga “Spending Data Albania” tregojnë se Firma  “O.E.S DISTRIMED”  numëron 20 miliardë lekë tenderë në 3 vitet e fundit. Për llogari të kësaj kompanie janë mbi 1 mijë transaksione nga Thesari i Shtetit.

Në gusht 2022, ‘OES Distrimed”  rezultoi fituese e tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSUT” me fond limit mbi 650 mijë euro (bashkë me TVSH). Vetëm një javë më pas ky operator ka marrë gjithashtu tenderin “Loti 7 – Transcatheter aortic valve implantation / Kompleksi i materialeve per stente valvulare aortal (TAVI)”. Këtë radhë fondi limit është rreth 200 mijë euro bashkë me TVSH.

Në qershor 2022, Ministria e Shëndetësisë e shpalli kompaninë “OES Distrimed” në tenderin “Lot. 3 Blerje ballona, kateter guide dhe gida angioplastike”, me fond limit total prej rreth 500 mijë euro me TVSH. Në këtë muaj, kompania e mësipërme ka përfituar edhe tenderin për “Blerje stenta të medikuara”, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH. Prej vitesh linja e tenderëve pa garë që i dhuron Shëndetësia kësaj kompanie sa vjen dhe rritet.

Lexo edhe: Manastirliu, 1.4 mld lekë 2 tendera/ Fitojnë oligarkët farmaceutikë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Edlira BodeErmal RIZAJOES DistrimedOgerta ManastirliutenderTrauma

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Laboratori i kokainës, SPAK heton pasuritë e të arrestuarve

Laboratori i kokainës, SPAK heton pasuritë e të arrestuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com