GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mbetemi parti anti-komuniste”, Alibeaj: Nuk bëjmë negociata

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbetemi parti anti-komuniste”, Alibeaj: Nuk bëjmë negociata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh sot me rastin e 32-vjetorit të themelimit, se kjo forcë politike do të mbetet simboli i vlerave anti-komuniste. Ai shtoi se çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejnë.

“32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflektimi secili nga ne duhet ti bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qendrëstarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi.

Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata.

Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, Çdo tradhti çdo largim nga këto vlera është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort.

Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar”, tha Alibeaj.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKryesore1Partia Demokratikethemelimi

Lajme të lidhura

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Para
“Nuk do të tolerojmë”, Borrell ultimatum pas sulmit ndaj Eulex

"Nuk do të tolerojmë”, Borrell ultimatum pas sulmit ndaj Eulex

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com