GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gjykata vendos: Analfabet dhe tyryfyle nuk janë fyerje

18:00 - 11/12/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin Gjon Kodra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Anila Hoxha – A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfyle? Epo Gjykatat në Shqipëri thonë që jo. Për më tepër gjykata ka hyrë aq në detaje saqe në 30 faqe vendim është marrë edhe me vlerën e presjes. Historia e famshme e presjes së Leninit që thuhet se e shpëtoi gjatë rregjimit carist, është rimëshëruar në vendin tonë gjatë një gjykimi penal në Tiranë në të cilin e akuzuar për presjen ishte një gjyqtare dhe akuzuese një ndihmëse ligjore.

Gjyqtarja me inicialet B. H për katër vite me radhë u akuzua për fyerje nga ndihmësja ligjore J. B, një 44 vjecare një këmbëngul se u fye më shumë se një herë. Për këtë juristja paditëse dorëzoi punën disa vjecare , disa opinione ligjore, relacione paraprake për vendimet që më pas I shpallte gjyqtarja. Në to gjyqtarja shkruante përbri gabimeve ortografike shënime që në shqip kanë kuptim fyes si “analfabete, tyryfyle, bli nje abetare , ..ver presjen histerike”.

Por gjyqësori heton konfliktin dhe merr rolin e profesorëve të gjuhës shqipe. Na mëson përherë të parë se cfarë është fyerje dhe cfarë jo.

Dy gjykata ndër vite vlerësuan kuptimin e secilës shprehje dhe u ndalen gjatë tek presja.

– A është presje historike , apo presja kur nuk shkruhet e ben tekstshkruesin histerik???? Kjo është dilema gjyqësore për kedo që pret radhën dhe stokun e dosjeve që mezi gjykohen!

Kur paditësja kërkon (në kushtet e një drejtësie që po zbrazet nga vettingu) dënimin e gjyqtares për akuzën e fyerjes sepse I cënoi dinjitetin, gjyqtarët vlerësojnë se ska vend për të pranuar një pretendim të tillë.

Provat ligjore

1. Vendim I cështjes 2015 të shpallur nga gjyqtarja në 2017 në të vilin ajo bën një korrigjim në tekstin e ndihmëses duke shtuar presjen e duke shkruar “ ke dy vjet që nuk e vë këtë presje, bli nje abetare!’

2. Relacion numër akti 87gjyqtarja shton presjen dhe I shkruan “ vër presjen histerike”

3. Relacion 1899 , shton me shkrim dore: cështë kjo shkarravinë!

4. Projekt vendim 5436 , gjyqtarja korrigjon mbiemrin Lleshi në Lleshaj dhe shton “ Lleshaj o analfabete”

5. Relacion 9857 gjyqtarja shton në prohekt vendim “ tyryfyle , shkruaj saktë të paktën numrat”

6. Relacion 9340 gjyqtarja shton në punën e ndihmëses “ vazhdo fli mbi dosje, lajmëro kur të zgjohesh”

Lufta e presjeve

Për këtë luftë “ presjesh” më herët ishin vënë në dijeni një sërë insitucionesh që nga ministria e organet e gjyqësorit dhe në fund investohet edhe gjykata. Ndihmësja ligjore saktëson se në shënimet e gjyqtares kuptimi shqip I frazava që iu shkruan me shkrim dore janë fyerje , denigrim dhe cënim dinjiteti.

Në këtë gjykim, gjyqtarja e akuzuar shpjegon se shkroi ‘ analfabete” për vartësen në mënyrë që ajo të merrte masa për të lëvrimin e gjuhës shqipe dhe se nuk synoi ta fyente, por dha një opinion për të treguar realitetin.
Për konsideratën “ tyryfyle” gjyqtarja shton se pavarësisht kuptimit që cilëson një person të shpërndarë , kjo fjalë nuk gjendet në fjalorin shqip; kështu që nuk është fyerje.

Dhe sa për presjen HISTERIKE APO HISTORIKE gjyqtarja e akuzuar detajon se nëse do kishte dashur ta fyente do shkruante : – moj histerike vër presjen! Por ajo kishte dashur të shkruante VER PRESJEN HISTORIKE ngaqë kishte dy vjet që vartësja nuk e vinte.

‘ Mos vënia e presjes në dy vjet e konvertoi atë në historike “ shpjegon e paditura. Gjyqtarja këmbengul se keqkuptimi buron nga kaligrafia e shkrimit të saj.

Për ti bindur kolegët se historia e presjes duhej mbyllur në favor të saj , gjyqtarja shton edhe vendimin e vettingut që e konfirmoi atë në detyrë

Gjykata kryen një hetim të imtësishëm, merr informacione për ndihmësen ligjore, aftësitë e saj, përkushtimin, 32 opinione të përgatitura prej saj , projekt relacione dhe dhjetra projekt vendime dhe në fund nuk konsideron se fjala analfabete , tyryfyle janë fyerje. ‘ Këto fjalë nuk janë bërë me qëllim për të fyer dinjitetin e akuzueses , por për të treguar qartazi mospajtimin me punën e ndihmëses ligjore” deklaron gjykata e shkallës së dytë në shpalljen të pafajshme të koleges.

Gjykata deklaron

Kurse për presjen që I solli pafajësinë gjyqtares B.H gjykata deklaron : Nisur nga sintaksa e fjalisë duket që përmbajtja e shënimit të bërë nga e akuzuara është “ vër presjen historike” dhe jo “ vër presjen histerike” . Për rrjedhojë vërejtja nuk ka asnjë fjalë apo shprehje që mund të interpretohet si ofenduese.

KAQ , të dielë të mbarë kudo që i keni vënë presjet. Se kështu i ndodhi dhe Leninit . Urdhëruan : ” Të lirohet, e pamundur të pushkatohet” . Kur presja duhej : ” Të lirohet e pamundur, të pushkatohet”.

Etiketa: analfabetfyerjeGjykataKryesore1

Lajme të lidhura

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos
OP-ED

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

12:18 - 23/01/26
Para
“Ke konsumuar lëndë narkotike?”, ja si i përgjigjet Sara pyetjes pikante

Fytyra e Sara Hoxhës ditën e parë të koreografisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku
Breaking Views

“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku

22:29 - 25/01/26

Protesta e Partisë Demokratikë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. La Republica shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në kryeqytet dhe...

Lexo më shumë
Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

21:56 - 25/01/26
Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com