GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paralajmëron Meta: Ja çfarë po e rrezikon falimentimin e Shqipërisë

13:24 - 13/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmëron Meta: Ja çfarë po e rrezikon falimentimin e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar raportin e FMN, në të cilin i kërkohej Shqipërisë që të kishte më shumë transparencë për koncesionet, fondet e tërmetit por edhe tema të tjera. Ai u shpreh se koncensionet aktualisht zënë 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo rrezikon falimentimin e vendit, duke zhytur shqiptarët në varfëri.

“Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së 2022, nuk do të mund të kontrollohen, ç’ka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë”, tha Meta.

Deklarata e plotë: 

Koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.

Këto praktika shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, sikundër projektet korruptive të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë do të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe do të bëhen shkak për të krijuar detyrime shumë të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht qëndrueshmërinë e borxhit.

Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së 2022, nuk do të mund të kontrollohen, ç’ka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

Mbështes fuqimisht edhe thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve drejtuar Qeverisë shqiptare për nevojën e publikimit të kontratave të prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

Është e domosdoshme që pa vonesë qeveria të bëjë transparente para shqiptarëve përdorimin e fondeve për më tepër kur jemi para fakteve tronditëse që ende tre vite pas tërmetit të vitit 2019, për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, ende sot ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.
Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje të lartë edhe ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar rreziqet që mund të ketë një kthesë në rënie në ecurinë e çmimeve dhe implikimet për sektorin financiar e bankar.

Mbështes plotësisht shqetësimin e FMN mbi rëndësinë e rritjes së vigjilencës ndaj stabilitetit financiar të politikëbërësve, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.

Mbështesim plotësisht rekomandimin e FMN për adresimin e mangësive të rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet, si dhe për nevojën e garantimit të një mbikëqyrje të zgjeruar të ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.
Është e domosdoshme ndërmarja e masave të menjëhershme drastike për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku Shqipëria është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave), veçanërisht në kushtet kur kullat në Tiranë, sikundër është bërë publike edhe nga denoncimet e mediave ndërkombëtare, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.

Etiketa: Ilir MetarrezikShqiperi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Horror në Kosovë/ Për 10 euro, të riut i presin dy gishta

Horror në Kosovë/ Për 10 euro, të riut i presin dy gishta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com