GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në fokusin e FSHF

09:29 - 14/12/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në fokusin e FSHF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej dy ditësh Federata Shqiptare e Futbollit po organizon trajnimin me temën “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Futboll” në bashkëpunim edhe me organizatën “Terre des Hommes” në Shqipëri në kuadër edhe të politikave të Federatës për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në futboll, duke u bazuar edhe në direktivat dhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Në këtë trajnim disaditor marrin pjesë përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FSHF që punojnë me futbollin e fëmijëve dhe përfaqësues nga shoqatat rajonale të futbollit nga i gjithë vendi, të cilët po marrin njohuritë bazë për këto politika dhe për t’i përcjellë më pas te të gjithë faktorët e futbollit në të gjithë vendin, duke krijuar kësisoj edhe pikat kyçe të kontaktit për evidentimin dhe parandalimin e abuzimit apo diskriminimit të fëmijëve në futboll.

Oficeri i Sigurisë në FSHF, Armando Mandro, i cili është gjithashtu edhe pika kyçe e kontaktit në Federatë për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, shpjegon qëllimet e trajnimit me Terre des Hommes Albania dhe implementimin e politikës së miratuar nga FSHF për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve.

Sipas Mandros, fokusi kryesor është parandalimi i akteve që cenojnë shëndetin e fëmijëve që luajnë futboll dhe kjo fushatë ka për synim ndërgjegjësimin e komunitetit të futbollit për këtë çështje sensitive.

“Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me organizatën ‘Terre Des Hommes’ ka organizuar këtë seminar për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve që luajnë futboll. Seminari ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe implementimin e politikës së miratuar nga FSHF për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve. Fokusi kryesor mbështet në mirëqenien dhe parandalimin e akteve që cenojnë shëndetin e fëmijëve që luajnë futboll dhe kjo që po bëjmë është për të ndërgjegjësuar fillimisht të gjitha pikat e kontaktit dhe shoqatat rajonale në të gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të shtrihet edhe në klubet e të gjitha llojeve të kategorive, sidomos për ato që punojnë minorenët nga mosha 7 deri në 18 vjeç të cilët luajnë futboll për t’i mbrojtur ata nga çdo abuzim, diskriminim apo dëmtimi të mundshëm”, – thotë Armando Mandro në një prononcim për Fshf.org, teksa thekson se mbrojtja dhe siguria e fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët dhe duhet një bashkëpunim sa m i gjerë mes të gjitha institucioneve.

“Politikat për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve që luajnë futboll është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF në vitin 2021 dhe kjo politikë mbështetet në parimet sipas të cilës mbrojtja dhe siguria e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve dhe të gjithë duhet të përpiqemi më shumë për të parandaluar incidentet që mund të ndodhin më pas. Gjithsesi, çdo gjë bëhet për mirëqenien dhe ruajtjen e fëmijëve. Kjo politikë u hartua në bashkëpunim edhe me ekspertët më të mirë të UEFA-s dhe Terre des Hommes, që merret me mbrojtjen e fëmijëve. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me agjencinë e mbrojtjes së fëmijëve për çdo lloj rasti dhe shpresojmë ta implementojmë këtë politik te të gjitha organizatat dhe shoqatat që merren me futboll”, – u shpreh Oficeri i Sigurisë në FSHF.

Fokusi i trajnimit është parandalimi, informimi dhe ndërgjegjësimi, ndërsa zyrtarët dhe trajnerët e përzgjedhur nga FSHF do të jenë pikat kyçe për zonat rajonale dhe departamentet që mbulojnë, pika e kontaktit për çdo person, i cili do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me individët e përfshirë në aktivitete, qofshin këta lojtarë, prindër apo trajnerë.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të përcjellin njohuritë dhe politikat te personat që do të jenë pikat kyçe në implementimin e kësaj politike gjatë muajit janar, ku do të zhvillohet faza e dyte e trajnimeve të drejtuara nga zyrtarët e FSHF-së pjesëmarrës në këtë trajnim të parë dhe të asistuar nga specialistët e “Terre des Hommes”.

Etiketa: federateFutbollshqiptarë

Lajme të lidhura

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Para
“Mosmirënjohës dhe narcist”, mediat greke “kryqëzojnë” Ramën

“Mosmirënjohës dhe narcist”, mediat greke “kryqëzojnë” Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com