GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako ngushëllon me 200 mln Kastratin pas prishjes së pishinës

11:20 - 16/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Sako ngushëllon me 200 mln Kastratin pas prishjes së pishinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krybashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka paketuar “dhuratën” e fundvitit për Shefqet Kastratin! Ka ardhur kjo si ngushëllim për Kastratin pas prishjes së pishinës në resortin “Kastrati Empire” në Golem. Me datë 15 dhjetor 2022, Sako ka firmosur një tender, përmes të cilit do të sigurojë naftë për Ndërmarrjen e  Shërbimeve Komunale Durrës. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje Karburant” dhe numër reference REF-50604-11-21-2022. Fondi limit i vënë në dispozicion kap vlerën 20 833 000,00 lekë (të reja). Këto para, edhe pse në shkelje të ligjit, do të shkojnë të paketuara në llogarinë e kompanisë “Kastrati” SHPK.

Nga të dhënat evidentohet se i vetmi pjesëmarrës në garë ka qenë firma “Kastrati”. Pa u menduar dy herë, në mungesë të konkurrencës, Sako firmosi kontratën me Shefqet Kastratin.

Më tutje bie në sy se, oferta e Kastratit është sa 100% fondit limit, 20. 833. 000,00 lekë. Kjo hedh dyshime se kjo shifër është përcaktuar në bashkëpunim me fituesin e tenderit, që sigurisht është i paracaktuar. Me pak fjalë, Sako e ka hartuar këtë tender posaçërisht për Kastratin, si një “dhuratë” të  vogël para festave të fundvitit.

Nuk është çudi për aq kohë se sa herë do përfshihet në të tilla kontratat, Bordi i Transparencës në interes të Kastratit rrit çmimet e karburanteve. Themi kështu pasi tashmë dihet se ‘Kastrati shpk’ ka  krijuar monopol në tregun e naftës në vend. Është ai që pasurohet dhe shet shumë shtrenjtë karburantet në vend, që vendos çmimet dhe sasitë që do të importohen apo shiten me pakicë.

Duke evidentuar një sërë shkeljesh, Open Data ngre alarmin e kuq për këtë kontratë.

Sidomos në një kohë kur financat janë gropë dhe bashkitë nuk po investojnë tek qytetarët. Prandaj ky tender është listuar me “Red Flag”.

Kujtojmë se paralelisht me këtë tender, Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e reja në datën 14 Dhjetor 2022 për benzinën, naftën dhe gazin në vendin tonë. Në këtë vendim thuhej se nafta do të shitet me 202 lekë për litër, benzina 178 lekë për litër dhe gazi 71 lekë për litër.

Sa herë çmimet e karburanteve shkojnë mbi 200 lekë për litër, kujtohen kryebashkiakët dhe institucione të tjera qeveritare të blejnë naftë për të mbushur makinat e tyre. Kështu me një tender përfitojnë të dyja palët. Ndërsa qytetarët presin lëmosha shpërblimi me vlera qesharake 50 mijë lekë të vjetra.

Lexo edhe: Kastrati sakrifikon hotelin për Ramën, pranon ruspat e IKMT

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Bordi i TransparencësEmiriana SakoKarburantKastratinafteShefqet Kastratintender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Tabaku: Si po e varfërojnë socialistët familjen shqiptare

Tabaku: Si po e varfërojnë socialistët familjen shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com