GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD: Gjatë muajve mars dhe prill bashkitë rritën në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve nga tërmeti

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD: Gjatë muajve mars dhe prill bashkitë rritën në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve nga tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike deklaroi sot se gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Partia Socialiste dhanë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti.

Oerd Bylykbashi tha sot se në javën zgjedhore bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Sipas PD, gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, OERD BYLYKBASHI:
Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet.

Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.
Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.

Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Etiketa: PDPolitike

Lajme të lidhura

Si “dhurata” e biznesmenit “fundosi” Ballukun,  SPAK: favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol
Aktualitet

Si “dhurata” e biznesmenit “fundosi” Ballukun, SPAK: favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol

15:07 - 04/06/26
Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza për korrupsion dhe pastrim parash

14:06 - 04/06/26
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi…
Aktualitet

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi…

13:27 - 04/06/26
Para
Afati i fundit 30 prillit, por vetëm 9 nga 27 vendet e BE kanë paraqitur planin kombëtar të rimëkëmbjes

Afati i fundit 30 prillit, por vetëm 9 nga 27 vendet e BE kanë paraqitur planin kombëtar të rimëkëmbjes

TË FUNDIT

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita
Aktualitet

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita

16:57 - 04/06/26

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Lexo më shumë
Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015

Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015

16:47 - 04/06/26
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve

15:31 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Si “dhurata” e biznesmenit “fundosi” Ballukun,  SPAK: favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol

Si “dhurata” e biznesmenit “fundosi” Ballukun, SPAK: favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol

15:07 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom