GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kur ‘shqiponja’ Tare godiste çetnikun Mihajloviç…

19:29 - 16/12/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur ‘shqiponja’ Tare godiste çetnikun Mihajloviç…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot ish-futbollisti i Inter dhe Lacios, serbi Mihajloviç u nda nga jeta në mënyrë tragjike.

Mihajloviç ka qenë një lojtar me bindje ultra-nacionaliste serbe, adhurues i kriminelit serb Arkan. Dikur, ai është konfliktuar me ish-sulmuesin e Kombëtares, Igli Tare.

Igli Tare është njëri prej “ambasadorëve” më të impenjuar të futbollit shqiptar. Pavarësisht qetësisë dhe maturisë që zotëron, Tare krenohet me atdheun e tij Shqipërinë.

Një personalitet i vërtetë brenda dhe jashtë sportit, ish-sulmuesi KUQEZI mbrojti publikisht luftën e UÇK-së, organizatë politiko-ushtarake që luftonte për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por ai kontribuoi financiarisht në sistemin e refugjatëve shqiptarë gjatë luftës.

Por forcën e karakterit dhe të grushtave të tij e provoi ish-futbollisti i dalluar serb Sinisa Mihajlovic. Në kohën kur Tare luante në kampionatin italian në vitin 2005/2006, ai dhe Mihajlovic u konfliktuan në tunelin e stadiumit gjatë ndeshjes Lacio-Inter. I acaruar nga fyerjet e Mihajloviç për kombësinë e tij (“Shqiptar m*ti), Tare gjeti kohën e pushimit dhe e goditi me të dyja grushtet futbollistin problematik serb.

Nacionalisti serb

Ish-mesfushori serb fitoi në karrierë tituj madhorë; Champions League dhe kampionat italian. Mbi të gjitha, ai ekzekutonte me lehtësi gola në stil “gjethje e thatë”. Ana e tij e errët është se përkrahja e ultranacionalizmit racist serb dhe miqësia me kriminelin e luftërave në ish-Jugosllavi Arkanin. Kur krimineli serb u vra në atentat në vitin 2000, Mihajlovic e shpalli “heroin e madh” të Serbisë në funeralin e Arkanit.

Tare deklaroi për mediat se Mihajlovic e kishte ofenduar për kombësinë e tij. Forcërisht, ai nuk pranoi të pendohej për gjestin e bërë dhe ta falte “çetnikun” Mihajlovic.

Marrëdhëniet midis tyre nuk u sheshuan asnjëherë. 10 vite më vonë,Tare i mbylli derën Mihajlovicit për të marrë rolin e trajnerit te Lacio me justifikimin se nuk u përputhen mentalitetet e futbollit.

Antipatia mes palëve

Por, është e qartë që midis shqiptarit dhe serbit urrejtja dhe antipatia kishte zënë vend.

Mihajlovic shpërbleu talentin dhe zotësinë e tij me gola “spektakolarë” dhe tituj, por në sport personaliteti i fortë, ndershmëria dhe krenaria e dallon gjithmonë një sportist nga të tjerët, virtyt që trajneri serb nuk e kishte.

Etiketa: MihajlovicSherritare

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Dikur shpërndarës picash, të dielën luan në finale

Dikur shpërndarës picash, të dielën luan në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com