GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Çfarë është manteli arab që veshi Messi në Kupën e Botës

12:16 - 19/12/22
në Qatar 2022
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është manteli arab që veshi Messi në Kupën e Botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fitores së Argjentinës në finalen e madhe përballë Francës, Lionel Messit iu ofrua një mantelë tradicionale arabe, të cilën ia dha emiri i Katarit.

Ylli argjentinas lejoi Sheikh Tamim bin Al Thani të vendoste mantelin mbi shpatullat e tij përpara se të merrte në duar trofeun e Kupës së botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ta ngrinte atë para të gjithëve.

Manteli Arab është i përbërë nga një material i lehtë, shpesh i tejdukshëm, me prerje prej ari të vërtetë që vendoset mbi disa rripa të bardhë.

E veshur kryesisht në Gjirin Persik, është një veshje që është veshur me shekuj gjatë rasteve të veçanta. Ajo shihet si një shenjë vlerësimi dhe respekti dhe zakonisht vishet nga zyrtarë të lartë si politikanë, sheikë dhe individë të tjerë me status të lartë.

Çfarë ka të veçantë manteli arab?

Mustafa Baig, një lektor i studimeve islame në Universitetin e Exeter, i tha agjencisë së lajmeve “dpa” se manteli është një veshje formale e veshur nga anëtarët e familjes mbretërore, personalitete, dhëndrrat në ditën e tyre të dasmës dhe të diplomuarit në ceremonitë e diplomimit.

“Kështu që vetëm disa njerëz të zgjedhur do të veshin mantelin”, tha ai. “Ata në thelb e nderuan Messin duke ia vënë mbi supe. Është një shenjë nderi, dhe thjesht një lloj mirëseardhjeje kulturore dhe një pranim kulturor.”

Baig tha se është gjithashtu përfaqësuese e veshjes kombëtare të Katarit, por vetëm në reaste të rëndësishme. “Ky është një rast kryesor. Dua të them, ndoshta nuk ka ndonjë rast më të madh, ndaj ia vunë si shenjë nderi”, tha ai.

Baig tha se ai e shihte si një përqafim nga Messi të kulturës lokale, duke shtuar se ishte një gjë mjaft e bukur për Katarin ta bënte.

Çfarë thanë organizatorët?

Hassan al-Thaëadi, sekretari i përgjithshëm i komitetit organizues të Kupës së Botës të Katarit tha: “Është një mantel për një rast zyrtar dhe i veshur për festime. Kjo ishte një festë e Messit. Kupa e Botës pati mundësinë t’i tregojë botës kulturën tonë arabe dhe myslimane. Kjo nuk kishte të bënte me Katarin, ishte një festë rajonale.”

Etiketa: ARGJENTINEkatarLionel Messi

Lajme të lidhura

FIFA njofton kombëtaret, ja cili do të jetë rregulli i ri në Katar 2022
Qatar 2022

Manipulime? FIFA skanon ndeshjet e Botërorit, ja rezultati

20:14 - 26/12/22
“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”
Qatar 2022

“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”

23:25 - 24/12/22
Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt
Qatar 2022

Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt

23:28 - 23/12/22
Para
Atentati ndaj 2 shqiptarëve, dëshmitari: Pashë të vdekurin…

Atentati ndaj 2 shqiptarëve, dëshmitari: Pashë të vdekurin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com