GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Euro bie pikiatë, prek rekord të ri!

18:58 - 20/12/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi sërish rënie ditën e martë. Ai ka prekur një rekord të ri historik. Sipas të kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.35 lekë, në rënie ditore me 0.17 pikë. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e Euros i detyrohet kryesisht një oferte mjaft të lartë valutore në tregun vendas.

Këtë vit, oferta valutore ka qenë në përgjithësi e lartë dhe kursi i këmbimit të Euros ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Në gjysmën e dytë të të dhjetorit, kjo ofertë ndikohet edhe nga efekti i sezonalitetit.

Festat e fundvitit shoqërohen me rritje të turizmit hyrës, por edhe kthim të emigrantëve pranë familjeve. Kjo përkthehet në një rritje të flukseve hyrëse të Euros në vend, duke e ulur edhe më shumë kursin e këmbimit të monedhës europiane. Rritja e ofertës së Euros ndërkohë është ndikuar edhe faktorë të tjerë, të përkohshëm. Këtë muaj njëra nga bankat tregtare në vend ka konvertuar një pjesë të kapitalit të saj aksioner nga Euro në Lekë, faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

Faktorët

Një ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e kursit të Euros kanë pasur edhe faktorët e kërkesës. Falë gjendjes së përmirësuar hidrike, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka reduktuar ndjeshëm importet e energjisë elektrike, madje në javët e fundit ka eksportuar energji në vlera të mëdha.

Rënia e kërkesës nga KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në ekuilibrat e kursit. Po të kemi parasysh se gjatë vitit 2022 kjo kompani vlerësohet të ketë importuar energji për rreth 30 milionë euro në muaj.

Rënia historike e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është e vështirë për t’u shpjeguar nga statistikat e bilancit të pagesave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këtë vit deficiti i llogarisë korrente është në nivele të ngjashme me vitin 2021.

Por, investimet e huaja direkte paraqiten në rritje. Agjentët e tregut mendojnë se sidomos veçanti rritja e investimeve të shtetasve të huaj dhe shqiptarëve jorezidentë në prona në Shqipëri mund të ketë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në shtimin e prurjeve valutore dhe rritjen e ofertës së euros në treg. Nga ana tjetër, agjentët e tregut ngelen të bindur se prurjet informale të valutës kanë një rol të rëndësishëm në ecurinë e kursit të këmbimit.

Në një situatë inflacioniste, forcimi i Lekut ndaj Euros është i favorshëm për shumicën e aktorëve treg. Leku i fortë amortizon një pjesë të inflacionit të importuar dhe zbut efektet e rritjes së çmimeve për konsumatorët. Po ashtu, mbështet përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ulur inflacionin, nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

Forcimi i Lekut po ndihmon edhe huamarrësit me kredi në monedhën europiane.

/Monitor.al/

Etiketa: eurokursi i kembimit

Lajme të lidhura

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin
Breaking Views

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin

20:11 - 22/01/26
Para
“Mos harroni të fshini këmbët”, gjest i turpshëm kundër Messit

“Mos harroni të fshini këmbët”, gjest i turpshëm kundër Messit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)
Breaking Views

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)

23:27 - 22/01/26

U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për Ligën e Europës, ku “ligjin” duket se e bën skuadrat vendase....

Lexo më shumë
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

23:03 - 22/01/26
Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

21:40 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com