GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasjet në Tiranë dhe në Athinë i kreu i njëjti person?

18:36 - 20/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasjet në Tiranë dhe në Athinë i kreu i njëjti person?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi dhe ajo e Edmond Papës në Tiranë, mund të jetë kryer nga i njëjti person. Kështu raportojnë mediat greke, të cilat shkruajnë se nga kqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.

Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Neë Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.

Kush ishte Kreshnik Çerçizaj

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44 -vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.

Profili i Edmond Papas

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në Nea Smyrni natën e së dielës dhe më pas është larguar.

“Modus operandi i vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska ​​kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me “zhdukjen” e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke.

Etiketa: kreuKryesore1Tiranevrasjet

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Berisha: Gara për kreun e SPAK, mes 2 klaneve mafioze në PS

Berisha: Ja si do zgjidhen kandidaturat për deputetë e ministra

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com