GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Foshnja e pajetë futet me çarçafët në lavatriçe, nxirret copa-copa

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Foshnja e pajetë futet me çarçafët në lavatriçe, nxirret copa-copa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë. Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës.

Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij. Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.

Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

Policia

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë për IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline brenda Spitalit të Pejës thonë se Spitali po mundohet me çdo kusht që të fshehë rastin, duke bërë presion tek personeli, që të mos dalë asnjë informatë jashtë Spitalit. Madje, ata po tentojnë që tërë fajin ta bartin në supet e stafit të pastrimit, për të lënë të pastër emrin e stafit mjekësor të Gjinekologjisë.

IndeksOnline ka kontaktuar së pari drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, z. Fazli Shala, i cili ka qenë i paqasshëm. Ndërkohë, pyetjeve të IndeksOnline-it nuk i janë përgjigjur as Prokuroria Themelore e Pejës, Ministria e Shëndetësisë, e as Inspektoriati Shëndetësor.

Në anën tjetër, nga Spitali është deklaruar vetëm ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Selman Kelmendi.

Ai thotë se ka persona të suspenduar sa i përket këtij rasti, i cili po vazhdon të hetohet nga Inspektoriati, Policia dhe Prokuroria.

Etiketa: foshnjaPeje

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Vrasja e shqiptarëve në Athinë, hetimet marrin tjetër rrjedhë

Vrasja e shqiptarëve në Athinë, hetimet marrin tjetër rrjedhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com