GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si u organizua operacioni sekret për të dërguar Zelenskyn në SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u organizua operacioni sekret për të dërguar Zelenskyn në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si historike. Kjo pasi ishte e para jashtë shtetit që kur Rusia pushtoi vendin e tij. Udhëheqësi u sigurua që të dërgojë mesazhe të shumta në fjalimin e tij në Kongres pasi siguroi mbështetjen publike të presidentit Joe Biden për furnizime të mëtejshme me pajisje ushtarake.

Megjithatë, për të arritur në tokën amerikane, Zelensky u parapri nga një operacion top sekret që përfshinte avionë luftarakë nga më shumë se një forcë e armatosur e vendeve anëtare të NATO-s. Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes.

Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelensky u dërgua me automjetin e ambasadës në aeroportin Rzeszow ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andreës pak pas asaj pasdite (me orën amerikane).

Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. I pari që u ngrit, sipas Daily Mail, ishte një aeroplan gjerman spiunazhi Boeing AWACS për të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse.

Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane përpara se të bënte një ulje në bazën Andreës dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA.

Etiketa: SHBAUkraineVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Çfarë dhurate duhet t’i bëni dikujt për Krishtlindje sipas shenjës

Çfarë dhurate duhet t'i bëni dikujt për Krishtlindje sipas shenjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në...

Lexo më shumë
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com