GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmëron Berisha: Ndëshkim për cilindo që cënon votën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati për protestë, Berisha thirrje shqiptarëve:Sot tirani lebetitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të Degës së kësaj force politike në këtë qytet.

Përpara anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë, Berisha bëri një betim solemn, sikurse e quajti ai, se do t’i japin vendin që meriton cilitdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve.

Deklarata

“Sot ne jemi në shumë aspekte në një situatë tejet të komplikuar. Sot kemi përballë një regjim që njëlloj si ai që përmbysëm në vitin 1990, nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Sot kemi një qeveri e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë shtetërore, për blerjen, bluarjen, thërrmimin, shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj, çdo parim të një shoqërie të lirë.

Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer sistemin e patronazhistëve njëlloj si dikur, sistemi i patronazhistëve të frontit demokratik ç’njerëzor. Celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit që terrorizonin qytetarët para se të votonin. Sot kemi një qeveri e cila me banda, para krimi dhe droge, blen qindra, mijëra vota. Por sot ne jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë.

Revolucioni ynë, pas rikthimit të lirisë brenda PD-së, votës së lirë brenda PD-së, do të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne. Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve”, tha Sali Berisha.

Emigrimi

E teksa foli për emigrimin masiv të shqiptarëve, Berisha tha se faktori kyç pse të rinjtë po braktisin vendin është sepse vrasja e votës, vret shpresën dhe se nuk kanë besim te liria, drejtësia dhe e ardhmja.

“Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë.

Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit.

Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve”, u shpreh ai.

Etiketa: PDSali Berishavota

Lajme të lidhura

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26
‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve
Aktualitet

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26
Para
Terroristët bëjnë masakër, ekzekutojnë 39 persona

Terroristët bëjnë masakër, ekzekutojnë 39 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26

Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë përmbysur blloqet e betonit...

Lexo më shumë
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26
‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com