Prezantimi i Festivalit të Këngës nga Arbana Osmani krijoi mjaft zhurmë në rrjet. Mirëpo përpos kësaj, së fundmi edhe veshjet kanë qenë mjaft në vëmendje, e kjo për shkak të vlerës që kushtojnë.
Me fillimin e Festivalit, Arbana u shfaq me një veshje tërësisht rozë, ku u bë e ditur se vlera totale shkonte në 1200 euro.
Por, mbrëmjen e sotme në natën finale të Festivalit të Këngës, Arbana ka marrë sërish vëmendje.
Sipas faqes @albaniastreetstyle, fustani i markës Valentino i veshur nga Arbana, kushton plot 18,000 euro.
Discussion about this post