Ish drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Qato mësohet se është paraqitur për seancë paraprake.
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të këtij viti. Prokuroria e Posaçme i komunikoi asaj akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.
Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”.
Discussion about this post