Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka abuzuar me fondet për startup-et. Dhe këtë e vërtetojnë faktet që po nxjerrë çdo ditë Gijotina.com. Këto fonde nuk kanë shkuar për të mbështetur bizneset e reja. Por në xhepat e oligarkëve dhe miqve të Edi Ramës. Pas Kamela Hakos dhe Sokol Plakut, dalin emrat e Adriana Berberit dhe Aleksander Sarapulin. Të dy këta janë me lidhje mjaft të forta me qeverinë dhe gëzojnë poste në Administratë. Së pari, duhet të theksojmë se Adriana Berberi dhe Aleksander Sarapuli janë anëtarë bordi në shoqatën “JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA”. Kjo shoqatë jofitimprurëse i dedikohet përgatitjes së të rinjve për punësim dhe sipërmarrje. Në të vërtetë këta po iu gllabërojnë paratë të rinjve.
Sipas tabelës më poshtë me 26 qershor 2022, “Junior Achievement of Albania” ka përfituar 58 milionë lekë nga vendimi për mbështetjen financiare të start up-eve. Kështu, Bilali iu shpërndan fondet personazheve që e kanë arkën plotë dhe kamë ndikim në disa institucione në qeveri.
Adriana Berberi, ligjërisht prej 3 vitesh është pensioniste. Por për shkak të lidhjeve te forta me kreun e qeverisë, ajo vazhdon të jetë pjesë drejtuese e institucioneve që kontrollojnë e vendosin për financat, bizneset, çmimet, tregjet, monopolet, importet, transaksione e tjetërsime kapitalesh.
Kujtojmë se Me Urdhër nr. 27, datë 24.03.2017 të Ministrit të Financave, Adriana Beberi u rizgjodh anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike me afat deri në vitin 2025. Qysh prej vitit 2013 ajo ka qenë kryetare dhe mbahet mend, për zhdukjen e Raportit të Huaj Auditues, që zbulonte skenaristët e vërtetë të vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit. Ky është mandati i tretë për të në krye të Bordit të Mbikqyrjes, edhe pse ligji e lejon vetëm 2 herë.
Berberi vjen nga kabineti i Metës
Prej vitesh, pavarësisht se cila palë ishte në krye të qeverisë, Berberi ka gëzuar poste drejtuese në disa institucione të rëndësishme. Ajo nuk i ka lëshuar këto poste pa i vjedhur mirë. Përmendim këtu postin si zëvendësministre e Financave e të Ekonomisë në vitet e Ilir Metës. Ku fshinte vjedhjet me evazionin fiskal dhe zhdukjen e taksave të bizneseve, ndërkohë që ka bërë batërdinë, duke lejuar bilance tatimore false.
Ndërkohë, në 4 vitet 2001-2005, kur ishte Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës tek “Posta Shqiptare”, u vodhën 136 milionë Euro me tenderë e zhdukje të të ardhurash.
Adriana Berberi, ka shijuar financat publike gjatë viteve kur drejtoi Këshillin Mbikëqyrës të Universitetit Mjekësor. Ku ka firmosur miliona Euro afera me tenderë.
Si ish-drejtore e Kabinetit të kryeministrit Pandeli Majko, ajo sajoi dhe vendosi taksën e solidaritetit të rrugës. Ku u zhdukën 11 milionë Euro të paarkëtuara në shtet. Ndërsa kur ishte drejtore e Kabinetit tek Ministria Mbrojtjes bashkë me Majkon, sajuan shitjen e tankeve te Mihail Delijorgji i Gërdecit.
Në vitet 2015-2017, Adriana Berberi si shefe Kabineti e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, u përfshi në skandalin e aferës korruptive 3 milionë Euro me tekstet shkollore.
Familja e Berberit në aksion
Jo vetëm vetë Adriana, por e gjithë familja e saj janë vënë në aksion. Për të rrëmbyer sa më shumë para nga shtetit. Bashkëshorti i saj Bedri Buzi, drejtorit i pronës në Ministrinë e Financave, më 14 dhjetor 2021 është emëruar Administrator i Kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, që iu sekuestrua Lefter Kokës.
Ndërsa, djali i saj flitet se bashkëjeton me Bora Muzhaqin, ministre për Rininë e Fëmijët. Ai gjithashtu drejton tri Organizata Jofitimprurëse për fëmijët. E gjithë familja Buzi, pasurohet me fondet e qytetarëve shqiptarë.
Lexo edhe: Start up-et, Edona Bilali i jep 3.3 mln lekë “ushtarit” të Ramës
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post