GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita e quan aferë/ Begaj dekreton ligjin për portin e Durrësit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komandar, oficerë dhe kalorës: Rama i merr dekoratat presidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka deretuar ligjin për miratimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit, pavarësisht kritikave të opozitës që e ka cilësuar “aferë” dhe shqetësimeve të ngritura nga Bashkimi Europian.

Ligji i posaçëm u miratua me debate në Kuvend dhe krijoi polemika për procedurën e zgjedhur pa garë, duke vënë në lëvizje Bashkimin Europian që të kërkojë sqarime nga qeveria shqiptare për mospajtueshmëri me Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit.

Qëndrimi i PD

Partia Demokratike i kërkoi presidentit që të mos e dekretonte këtë ligj, duke kërkuar rikthimin e tij për shqyrtim në Kuvend.

Në letër thuhej se vendi rrezikonte rikthimin e vizave me vendet Shengen, pasi marrëveshja shkelte parimet e MSA-së dhe parashikonte shitje të pasaportës shqiptare për blerësit e apartamenteve. Po ashtu, disa deputetë të PD-së e kanë ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Marrëveshja

Marrëveshja e diskutueshme është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Ligji parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve, ndërkohë që qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit.

Në një reagim pas miratimit të saj në Kuvend, Delegacioni i BE-së në Tiranë i tha BIRN se po e monitoron këtë marrëveshje dhe se është ‘në pritje të sqarimeve nga qeveria’ shqiptare.

Delegacioni konfirmoi se BE kishte anuluar një grant prej 27 milionë euro për investime në projektin e mëparshëm të portit, si rezultat i “modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual”.

Por qeveria i zhvlerësoi kritikat dhe këmbëngul se ky projekt i shërben zhvillimit ekonomik të qytetit bregdetar dhe të gjithë vendit.

Etiketa: Bajram Begajkryesire1porti i Durresit

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Para
“Më zunë pritë natën me maska”, flet polici që u rrah nga kolegu

"Më zunë pritë natën me maska", flet polici që u rrah nga kolegu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com