GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë: Pastroni paratë e krimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë: Pastroni paratë e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media britanike, “Daily Mail” ka ngritur alarmin lidhur me projektin e qeverisë për amnistinë fiskale në vendin tonë, duke paralajmëruar se Shqipëria do të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para të përfituara nga aktivitete kriminale në investime pronash.

Në një artikull të publikuar më 24 dhjetor online, “Daily Mail” vë theksin se Qeveria shqiptare po prezanton një ‘amnisti fiskale dhe penale’, që do të lejojë këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave kesh

“Kjo vjen pasi një hetim i Daily Mail zbuloi se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) – FBI e Britanisë – ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur ‘në mënyrë eksponenciale’ gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në shtëpitë e tyre.

Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, ku vlera e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin e vendit, Tiranë, është rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti”, thekson artikulli.

Sipas Daily Mail, bandat e krimit të organizuar dyshohen se kanë përdorur një sërë metodash për të nxjerrë nga Britania paratë e fituara nga aktivitete kriminale, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit për trafikun e parave, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen me kartëmonedha në rrotat e kamionëve. NCA tha se bandat shqiptare të drogës kishin çuar në një rritje të parave të pista që dilnin nga Britania.

Etiketa: aministiaAnglikrimiKryesore1qeveria

Lajme të lidhura

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Para
Dhunuan drejtorin e OSHEE në Lezhë, jepet masa për dy autorët

Dhunuan drejtorin e OSHEE në Lezhë, jepet masa për dy autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26

Adnand Kosova, është prokurori i rradhës që është kthyer në detyrë nga Gjykata e Strasburgut, pas një vendimi të padrejtë...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com