Big Brother po nis sot rrugëtimin e tij si një tjetër edicion me personazhe VIP.
Nga faqja zyrtare e emisionit në Instagram, është konfirmuar zyrtarisht se aktori Amos Zaharia pritet të hyjë sot në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.
Publiku do të ndjekë rrugëtimin e tij teksa nga dita në ditë aktori do zbulojë shumë detaje nga karakteri dhe stili i tij i jetesës.
Pas tij, u konfirmua një tjetër emër. Ajo është aktorja Olta Gilxhari, e cila ishte përfolur më herët se do ishte pjesë e këtij edicioni.
Reality show nis sot për të qëndruar me publikun për 100 ditë.
Discussion about this post