GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Cila është arsyeja? Prej 2 vitesh Kosova nuk merr asnjë njohje

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Cila është arsyeja? Prej 2 vitesh Kosova nuk merr asnjë njohje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej dy vitesh, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re si shtet nga ndërkombëtaret. Organizatat që merren me politikën e jashtme, thonë se nuk ka asnjë strategji publike për këtë proces. Njohja e fundit ishte dy vjet më parë nga Izraeli. Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në datën kur Kosova shkroi historinë e saj të shtetësisë.

Ndonëse do të kremtojë 15 vjetorin si shtet i pavarur, vendi tash e dy vjet nuk është njohur nga asnjë shtet i ri. Ata që e monitorojnë këtë proces, thonë se shakatarët e bllokimit janë të shumtë. Sipas Lirika Agusholli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Kosovës i mungon strategjia e qartë në këtë aspekt.

“Nuk ka pasur një strategji të qartë për të shpalosur nga Ministria e Jashtme. Klauzola e marrëveshjes së Washingtonit ku ka ndaluar lobimet e ka bërë një ngecje, pastaj janë disa institucione që janë përgjegjëse për këtë proces,  janë pasive në masë të madhe.

Duhet të aktivizohen konsultat tona pasi njëra nga pengesat kanë qenë shkarkimet e ambasadorëve në vendet kyçe dhe nuk u patën emëruar për një periudhë kjo e ka dëmtuar këtë proces”, ka thënë Agusholli.

Se Ministria e Punëve të Jashtme, do të duhet të jetë më aktive, e thotë edhe profesori, Ibrahim Gashi. Sipas ish-zëvendësministrit të Jashtëm, në këtë periudhë Kosova do të duhej të kishte prioritet njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

“Tani procesi është më i vështirë pasi bëhet fjalë për shtete që kanë varshmëri nga shtetet që janë kundërshtarë të Pavarësisë së Kosovës. Kemi pasur lobimin kundër njohjeve nga diplomacia serbe dhe kjo ka ndikuar në pengim të njohjeve të reja. Ka pas hapësirë të bëhet dhe më shumë sidomos, Ministria e Punëve të Jashtme të ketë më aktiv lobimin, të angazhojë kompani lobuese”, ka thënë Gashi.

Lidhur me ngecjen në njohje por edhe strategjinë e tyre, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë përgjigje për RTV Dukagjini.

Që nga shpallja e pavarësisë, 117 shtete e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovë, dy vite më parë pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington.

 

Etiketa: Kosovenderkombetarenjohje

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
“Ç’punë ke ti moj burrneshë?” Luizi vihet në siklet para Kiarës

“Ç’punë ke ti moj burrneshë?” Luizi vihet në siklet para Kiarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com