GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Policia s’më hapte telefonin”, dëshmitë nga vrasja e Edmond Papës

16:29 - 26/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i Edmond Papës, dyshohet se u “tradhtua” nga një i afërm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Edmond Papës një javë më parë në Tiranë vijon të mbetet pa autor ndërsa dëshmitë e personave në vendngjarje kanë nxjerrë një situatë të pakëndshme për policinë e Tiranës. Edhe pse pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka telefonuar dy here policinë, në dëshminë e tij ai ka thënë se i përgjigjej sekretaria.

Në ditën që drejtoria e policisë së Tiranës njohu drejtorin e ri por edhe nëndrejtorin krah tij gjatë orëve të pasdites 49-vjeçari Edmond Papa u qëllua disa herë me pistoletë në zonën e Selitës.

I njohur si biznesmen ai ishte ulur në një bar pranë banesës së tij kur agresori i maskuar me kapuç e qëlloi duke e lënë të plagosur rëndë. Në dëshminë e tij pronari I lokalit I identifikuar me iniciale tha se vetë 49-vjeçari I kishte thënë se është I plagosur ndërsa kunata e tij mori makinën për ta transportuar në spital pasi edhe ambulance nuk po vinte.

Dëshmia e shtetasit V.Sh., pronar i lokalit ku u vra Edmond Papa:

“Kam qenë brenda në lokal dhe isha në banak. Kam dëgjuar zhurmë dhe mendova ishin fishekzjarrë. Pashë një person me kapuç në kokë dhe pastaj dola nga banaku për te dera dhe në hyrje të lokalit kam parë viktimën, i cili me tha që ishte plagosur dhe të lajmëroja ambulancën. Ishte ora 16:25 dhe telefonova numrin 129 dhe më ka dalë sekretaria, i rashë dy herë. Nuk po më përgjigjeshin dhe shkova te banesa e vëllait të viktimës dhe aty doli kunata e viktimës dhe i kam thënë asaj që është plagosur kunati. U ktheva në lokal dhe hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka viktimës dhe i vendosa një peshqir te plagët. Kunata e tij mori makinën për ta transportuar në spital pasi ambulanca nuk kishte ardhur akoma, më pas erdhi policia dhe pastaj ambulanca që e mori dhe çoi në spital”.

Nga ana tjetër kunata e 49-vjeçarit tregoi se si Papa kishte mbërritur në shtëpi rreth orës 10 së bashku me nënën e tij.

Dëshmia e kunatës së viktimës:

“Në orën 10:00 në shtëpi kanë ardhur vjehrra së bashku me kunatin. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16:15, kunati më kërkoi që t’i jepja për të ngrënë vjehrrës, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Kur isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës dhe në ato momente dëgjova të shtëna. Kujtova se mos ishin fishekzjarrë, por më pas ra zilja e portës dhe ishte pronari i lokalit, ai më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur kunati im në lokalin e tij. Telefonova ambulancën dhe pastaj mora automjetin e kunatit tim për ta dërguar në spital, por më pas erdhi policia dhe ambulanca që e mori”.

Policia mori në pyetje dhe vëllain e Papës I cili tha se nuk kishte parë asnjë shqetësim te 49-vjeçari i cili nuk ruhej. Sa i përket hetimeve policia ende nuk ka mundur të zbulojë identitetin e autorit I cili nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë dyshohet se është larguar në këmbë.

/A2/

Etiketa: DëshmiEdmond PapaVrasja

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Sërish lëkundje tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda dhe epiqendra

Tërmeti shkund vendin fqinj, sa ishte magnituda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com