GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Më duhen doza për ditëlindje’, si adoleshentët u kapën me kokainë

17:33 - 26/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Më duhen doza për ditëlindje’, si adoleshentët u kapën me kokainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 99 përqind të rasteve përdoruesit nuk e tregojnë asnjëherë emrin e njeriut tek i cili i blejnë dozat. Kjo e shtyn policinë që më së shumti të veprojë me metoda speciale të vëzhgimit dhe përgjimit. Ndonjëherë edhe të blerjeve të stimuluara. Por ndodh që ndonjëherë jo vetëm përdoruesi por shpërndarësi flet sapo kapet në flagrancë. Këtë kanë bërë edhe një grup adoleshentësh të cilët u kapën në stacionin e Tiranës së Re, disa prej të cilëve vepruan në mënyrën më klasike duke këmbëngulur se nuk dinin asgjë.

Paketa e cigareve Marlboro

Njëri prej tyre tha se iu kërkua të gjente drogë nga një tjetër i dyshuar tanimë për shpërndarje droge. I dyshuari i parë me inicialet E.B sipas dosjes që ju dha Gazetasi.al u kap nga policia me një paketë cigaresh Marlboro në dorë duke qëndruar nën shoqërinë e tre adoleshentëve të tjerë.

Realisht paketa që adoleshenti mbante në dorë nuk ishte me duhan por ishte e mbushur me kokainë. Teksa policia shkruan se pas shoqërimit të të dyshuarit u kryen veprimet e mëtejshme si peshimi i lëndës që rezultoi 9.6 gram, rezulton po ashtu edhe që i dyshuari u mor në pyetje nga antidroga.

Por adoleshenti u shfajësua duke ja lënë përgjegjësinë një të dyti, i identifikuar me inicialet H. C i moshës 19 vjeç dhe që është vendosur nën hetim për shpërndarje e prodhim narkotikësh.

Kushtet ekonomike

“Më ka telefonuar një shtetas me emrin H.C dhe më pyeti nëse kisha mundësi për t’i gjetur disa doza kokainë pasi i donte një shoku i tij. Unë i thashë që do mundohem t’i gjej. Kam shkuar tek disa djem romë të cilët merreshin me shitje narkotikësh dhe u kam kërkuar 30 doza kokainë. Pasi i gjeta e kam telefonuar për t’i marrë” – thotë i dyshuari i parë. I akuzuar për shpërndarje ai këmbëngul se e njihte personin e dytë sepse e ka shok lagjeje dhe si një person të përfshirë në “kësi punësh”.

“Kam komunikuar me të në telefon. Vetë jam përdoruesi cannabis sattiva, por kokainë nuk konsumoj. Këtë veprim e kam bërë për shkak të kushteve të vështira ekonomike” deklaron adoleshenti. Antidroga thotë për Gazetasi.al se ka kqyrur telefonin e tij dhe komunikimet në ëhatsapp si dhe ka administruar numrin e personin me inicialet H.C. Ky nga ana e tij flet për të huajin që i kërkoi drogë.

Telefonata me shokun

“Dua të sqaroj se mbrëmë më ka kontaktuar në telefon një numër anglez dhe më është prezantuar. Jam shoku i R. që lyen makina. Duke u nisur nga marrëdhënia e mirë me shokun tim nuk e kam pyetur më gjatë se krijova besimin e menjëhershëm dhe i thashë këtë punë ta mbaroj.

Ky person më tha të kontaktoja me E. dhe më tha t’i porositja 30 doza kokainë pasi ishte në një ditëlindje me shokë dhe i duhej një sasi e madhe”.

Shpërndarësi me këtë frazë ja lë përgjegjësinë djaloshit që u kap me paketën me Marlboro ( kokainë) që sipas tij ju sugjerua nga përdoruesi i festës.

“Unë e kam marrë në telefon E. dhe i kam thënë porosinë në fjalë dhe i thashë të rrinte i qetë se këtë shtetas e njihja unë dhe se është serioz. I kam thënë se duhen 30 doza kokainë dhe se ky person do e paguante me lekë në dorë dhe se kisha punuar dhe unë me të disa herë me të tilla sasi.”

Antidroga

Shpërndarësi i dytë shpjegon se foli me porositësin e festës që e telefonoi me numër anglez dhe më tej mbajti rolin e ndërmjetësit derisa djali me emrin E. të takohej me të për t’i dorëzuar kokainën.

“Ai më merrte në telefon mua ndërsa unë telefonoja E. dhe i kërkoja që të dilte që të mbaronte punë. Me E. njihem pasi kam menduar që merrej me këto punë. Kjo pasi disa herë në lagje vinin dhe e takonin njerëz dhe kam menduar se merrej me shitje narkotikësh.”

Por antidroga e cila është në kërkim të së vërtetës beson se të dy ata po përpiqen t’ia lënë fajin njëri-tjetrit për shkaqe të tjera që janë ruajtja e identitetit të furnizuesit kryesor.

“Ne vlerësojmë se ka të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret që të dy kanë kryer elementë të veprës penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,”- shkruan në një shkresë policia e Tiranës duke urdhëruar në këtë mënyrë arrestimin e të dyve./GazetaSi

Etiketa: adoleshentetDozaKokaine

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
“BBV”, Olta dhe Amos flasin me ‘kode’: O zemra ti më …

"BBV", Olta dhe Amos flasin me ‘kode’: O zemra ti më ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com