GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet, sulmohen gazetarët në Zubin Potok

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet, sulmohen gazetarët në Zubin Potok
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke lënduar dy nga pjesëtarët e ekipit dhe duke shkaktuar dëme materiale.

“Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, që më tutje thotë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar këtë incident duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri – deri më tani janë raportuar gjashtë incidente të tilla – për të cilat ka thënë se janë “kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri”.

“AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Disa nga gazetarët që po raportojnë nga veriu i Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, kanë thënë më herët për REL-in se nuk kanë mbrojtje të duhur gjatë raportimit. Barrikadat në veri janë ngritur që nga 10 dhjetori nga disa serbë lokalë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për organizimin e “sulmit terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Që nga atëherë janë shënuar një numër i incidentesh, ku përveç gazetarëve janë sulmuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe trupave ndërkombëtare, si EULEX dhe KFOR.

Marrë nga REL

Etiketa: gazetaretsulmohenTensionet

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
Dhunimi i drejtorit të Postës Shqiptare në Lezhë,ja ç’thotë policia

Dhunimi i drejtorit të Postës Shqiptare në Lezhë,ja ç'thotë policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së...

Lexo më shumë
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26
“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet giriş