Dyshja e njohur, Mozzik dhe Loredana janë padyshim ndër më të komentuarit në rrjet. Qofshin bashkë apo të ndarë, kurioziteti te publiku për ta vazhdon e shtohet.
Pikërisht për dy reperët ka folur ditën e sotme Getinjo përgjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Megjithëse Getinjo nuk zgjodhi të fliste se si janë tashmë raportet mes Mozzik dhe Loredanës, ai zgjodhi të kthehet mbrapa në kohë dhe të rrëfejë para banorëve se si çifti nisi të bëhet pjesë e tregut gjerman.
Getinjo tregoi se i pari që filloi të bashkëpunojë me disa artistë të huaj ka qenë Mozzik e më pas bëri të njohur dhe Loredanën, të cilës për “çudi” i referohet ende si gruaja e Mozzik.
“U martua, bëri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shumë konkurrencë. Hyrën si çift. Një herë hyri vetë, bashkëpunoi me disa këngëtarë gjermanë, më pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!” u tregon ai banorëve të tjerë.
@artistikshqip
Discussion about this post