GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Voa: Si po vjen Viti i Ri te familjet e varfra në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Voa: Si po vjen Viti i Ri te familjet e varfra në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qendra e qytetit të Shkodrës shkëlqen nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike, ku banojnë pjesa më e madhe e familjeve të varfëra, nuk ka zbukurime dhe as drita shumëngjyrëshe. Në dyert e tyre trokasin vetëm disa të rinj, vullnetarë të shoqatave, që u ofrojnë ngrohtësi dhe pako me ushqime për natën e Vitit të Ri familjeve të varfëra, prindërve të braktisur apo gjyshërve të vetmuar.

Sipas INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth 32.6% e popullsisë, apo një e treta e saj, konsiderohen të varfër, që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

“Jemi në ditën e shpërndarjes së ushqimeve, sipas nismës që e kemi kthyer në traditë ‘Gatuaj një pjatë më tepër ‘. Gjithmonë, shkodranët e kanë patur traditë të gatuajnë një pjatë më tepër për miqtë dhe ku më bukur se sot të dhurosh një pjatë për familjet që janë në nevojë, që nuk e kanë mundësinë ekonomike. Festat simbolizojnë tavolinën e mbushur plot me buzëqeshje. Kështuqë, u bashkuan shkodranët dhe na mbështetën. Janë mbledhur shumë pako me ushqime. Në këto momente janë rreth 250 familje që na kanë dhuruar pakot dhe deri në datën 31, kemi për t’i shpërndarë në familjet e varfëra”, thotë Mirsad Basha, i cili drejton shoqatën “Eko Mendje”.

Sipas tij nga viti në vit po rritet numri i familjeve në varfëri, por edhe i personave të vetmuar apo të braktisur.

“Gjendja ekonomike është e keqe, jo vetëm për ata që gjithmonë kanë qenë në nevojë, por edhe familje të tjera që e kanë një punë. Gjendja ekonomike duket gjithmonë e më në rënie, sidomos ata që janë me probleme shëndetësore dhe sociale. Në listat tona si vullnetarë, numri i këtyre familjeve zakonisht është 250 dhe të moshuarit që jetojnë vetem dhe nuk kanë asnjë të afërm janë afërsisht 30”, thotë ai.

Atalanta Zhuku prej 5 vitesh është bërë pjesë e grupit të vullnetarëve të shoqatës “Eko Mendje”. Ajo thotë se, gjatë këtyre viteve, ka vizituar me qindra familje të varfëra që jetojnë në kushte të mjerueshme. Vitet e fundit, Shqipëria është përballur me pasojat e tërmetit, pandemisë, fenomenin në rritje të emigrimit të të rinjve si dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka shtuar edhe numrin e familjeve që jetojnë në nivelin e varfërisë.

Etiketa: varferVITI I RIVOA

Lajme të lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës
Aktualitet

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
Para
Shqipëria heq vizat me Kinën

Shqipëria heq vizat me Kinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet