GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Analiza/ Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, tha Vuçeviç gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën “sulm”. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive. “Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stablitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës.” Kështu u shpreh presidenti serb në një videoclip në profilin e tij në instagram.

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizone me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë. Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

Barrikadat

Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve. Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon “bandat kriminale” dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.

Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës këkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh. Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republike Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.

Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses – Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opcionin e afrimit me BE të hapur, megjithë afërsinë me Rusinë. BE ka paraqitur të ashtuquajturin “propozimi gjermano-francez” për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente/ DW

Etiketa: BallkaniBEKosoveMinistriSerbi

Lajme të lidhura

Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
Kosovë & Rajon

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13:30 - 13/06/26
Para
Serbia kritikon Xhaçkën: Po inkurajon Kurtin për provokime

Serbia kritikon Xhaçkën: Po inkurajon Kurtin për provokime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas konkursit, Skënder Hita firmos emërime drejtorësh policie në Vlorë, Lezhë e Fier
Aktualitet

Pas konkursit, Skënder Hita firmos emërime drejtorësh policie në Vlorë, Lezhë e Fier

23:18 - 15/06/26

Pas përfundimit të procedurave të konkursit për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit për disa qarqe në vend, me firmën...

Lexo më shumë
Lukaku futet nga stoli dhe shmang turpin e Belgjikës përballë Egjiptit

Lukaku futet nga stoli dhe shmang turpin e Belgjikës përballë Egjiptit

23:09 - 15/06/26
Me kokën drejt kryqit, Marjana Koçeku reagon me një lutje…

Me kokën drejt kryqit, Marjana Koçeku reagon me një lutje…

22:34 - 15/06/26
Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë, ky ha pi këtej…

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë, ky ha pi këtej…

22:20 - 15/06/26
Ish-kandidati për deputet i Albin Kurtit i bashkohet protestave kundër Ramës, përkrah Arlind Qorit

Ish-kandidati për deputet i Albin Kurtit i bashkohet protestave kundër Ramës, përkrah Arlind Qorit

22:07 - 15/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişholiganbetjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş