GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinio në krye të Kombëtares, zbulohen dhe dy ndihmësit

20:54 - 29/12/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinio në krye të Kombëtares, zbulohen dhe dy ndihmësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aromë latine në Kombëtare! Pasi raportoi ekskluzivisht se Sylvinho-s do të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, “Gijotina.com” mëson edhe emrat e dy zëvendëstrajnerëve.

Ashtu si Sylvinho, të dy vijnë nga Amerika Latine.

I pari është argjentinasi Pablo Zabaleta, ish-ylli i Manchester City, me një karrierë të spikatur në fushën e blertë. Ndihmësi tjetër është braziliani Doriva, ish-mesfushor , i cili ka luajtur mes të tjerash me ekipe si Porto e Sampdoria në Itali.

Zabaleta

I lindur më 16 janar 1985 në Buenos Aires, Zabaleta e filloi karrierën e tij në 1995, duke iu bashkuar akademisë së Obras Sanitarias. Dy vjet më vonë, ai u zbulua nga San Lorenzo dhe nënshkroi kontratën e tij të parë me klubin në vitin 2002. Në vitin 2005, Pablo u largua nga Argjentina kur nënshkroi një kontratë trevjeçare për Espanyol. Ishte një lider në fushë edhe e çoi ekipin drejt fitimit të Copa del Rey në 2006. Sezonin e ardhshëm, anësori i djathtë i mbrojtjes u tregua edhe më vendimtar me Espanyol që arriti në finalen e Kupës UEFA 2006-07.

Kulmin e karrierës megjithatë, e pati te anglezët e Manchester City, ku në vitin 2008. Me “qytetarët” fitoi gati gjithçka: Premier League-ën dy herë (2011-12, 2013-14), FA Cup (2010-11), Football League Cup (2013-14, 2015-16) dhe FA Community Shield (2012).

Doriva

Dorival Guidoni Júnior, i njohur si Doriva lindi më 28 maj 1972, ka luajtur si mesfushor qendror dhe ka pasur disa eksperienca si trajner në Brazil.

Nga viti 2003 deri në vitin 2006, ai luajti për klubin anglez të Premier League Middlesbrough, duke fituar Kupën e Ligës 2004 dhe duke përfunduar si nënkampion në Kupën UEFA 2005–06. Po ashtu ka luajtur me Sampdoria në Itali. Doli në pension për shkak të një sëmundjeje të zemrës, ndërsa luante për klubin brazilian América-SP në 2007.

Doriva luajti për ekipin kombëtar të futbollit të Brazilit midis 1995 dhe 1998. Ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Botës FIFA 1998, në të cilën Brazili përfundoi si nënkampion.

Etiketa: kombetarjaKryesore1Sylvinho

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Para
Voa: Cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri për 2022

Voa: Cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri për 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më...

Lexo më shumë
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com