GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Viti i Ri në Itali/ Plagosen disa persona, digjen 59 makina

20:00 - 01/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti i Ri në Itali/ Plagosen disa persona, digjen 59 makina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmja e ndërrimit të viteve është shoqëruar me hedhje fishekzjarresh edhe në Itali, ku nuk kanë munguar të shtënat me armë e ngjarjet e rënda. Nga festimet, 180 persona u plagosën, nga të cilën 11 raste jane më të rënda. Aktualisht janë 48 persona të shtruar në spitale.

Rasti më i rëndë është në Taranto, një fëmije 10 vjeç i është prerë dora nga shpërthimi i një fishekzjarre. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarre pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua operacionit sepse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Në Milano, një 25-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në via Giambelino. Për këtë ngjarje u arrestua në 43-vjecar. Po ashtu, nga hedhja e fishekzjarrëve në sheshin e famshëm Piazza Duomo, ku ishin 20 mijë njerëz, 14 u plagosën. Mes tyre një 21-vjeçar që pësoi prerjen e tre gishtave të dorës së majtë.

Edhe në Vercelli, shpërthimi i një fishekzjarri shkaktoi plagosjen e një 30-vjeçareje, e cila rrezikonte të humbte dorën e saj. Po ashtu një 16-vjeçar u dërgua në spital. Ai shoqërohej nga prindërit kur një fishekzjarrë e madhe shpërtheu poshtë makinës.

Ngjarje të rënda ka edhe në Napoli ku në të gjithë krahinën numri i të plagosurve është 16 persona. Rasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjeçar i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve.

Natën e Vitit të Ri në Romë u shkatërruan 59 makina që u dëmtuan nga flakët pas shpërthimit të fishekzjarrëve nga mesnata deri në 5 të mëngjesit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Etiketa: ItaliaPlagosjeVITI I RI

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
“Na shite pronën”, bashkëshortja përplaset me burrin

“Na shite pronën”, bashkëshortja përplaset me burrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas
Breaking Views

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Lexo më shumë
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com