Shefi i NATO Jens Stoltenberg i ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të rrisin prodhimin e armëve në muajt e ardhshëm. Sipas tij, kjo do të ndodhë për tu siguruar që Ukraina të mbahet plotësisht e furnizuar në luftën kundër Rusisë.
“Për artilerinë, ne kemi nevojë për një sasi të madhe municionesh, kemi nevojë për pjesë rezervë, kemi nevojë për mirëmbajtje. Kjo është një ndërmarrje e madhe. Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët e NATO-s. Është një përgjegjësi thelbësore për NATO-n të sigurojë që ne të kemi rezervat, furnizimet, armët në vend për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen tonë, por gjithashtu të jemi në gjendje të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg tha gjithashtu se ndërsa ukrainasit kishin shijuar disa fitore në luftimet e javëve të fundit, kishte indikacione se rusët po rigrupoheshin për një ofensivë të përtërirë.
“Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë se ka hequr dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase kanë pasur momentum për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca. Shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar. E gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu potencialisht të përpiqen të nisin një ofensivë të re,” tha Stoltenberg.
Discussion about this post