GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djali në pranga për vrasje, polici u kallëzua më herët nga PD

11:25 - 04/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djali në pranga për vrasje, polici u kallëzua më herët nga PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin detaje të reja një ditë pasi polici Dilaver Velo u pezullua nga detyra. Ky vendim u mor, pasi ai rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës, Albano Velo.

Sipas burimeve, Velo, që ishte me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, është pjesë e listës së efektivëve të kallëzuar nga Partia Demokratike pasi i akuzon për shpërdorim detyre në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në kallëzimin e depozituar nga Partia Demokratike pranë prokurorisë, selia blu ka akuzuar Velon për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal. Kallëzimi në fjalë mban datën 7 prill të 2021-shit, ndërsa i adresohet dhe disa efektivëve dhe personave të tjerë.

“Shtetasit e mësipërm kanë shkelur Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor nëpërmjet: Intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të anëtarëve të Partisë Demokratike të zhvillojnë aktivitetet e parashikuara prej tyre në Njësitë Administrative 4 dhe 8, duke i kërcënuar këta të fundit me sanksione administrative/penale. Vizitave dhe intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të pronarëve të bar/kafeve ku Partia Demokratike ka zhvilluar takime, duke i kërcënuar që në rast se lejojnë mbledhje në të ardhmen do të gjobiten nga organet e tatimeve dhe policisë.

Kërcënimi me anë të telefonit apo personalisht nëpërmjet punonjësve të administratës shtetërore të aktivistëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të opozitës me qëllim që të largohen nga veprimtaria në këtë parti dhe të mos ushtrojnë të qetë të drejtat e tyre ligjore dhe në rast mostërheqje do të përballen jo vetëm me dënime atyre dhe familjarëve të tyre, por dhe me dhunë fizike.”, thuhet në kallëzimin e PD.

Shkarkimi nga detyra

Dilaver Velo, babai i 30-vjeçarit Albano Velo që u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa u pezullua nga detyra. Në një reagim zyrtar Policia e Shtetit bëri me dije se menjëherë pas ndalimit të 30-vjeçarit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
“Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasit E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: Albano Velodilaver veloKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
“Dy kokrra sheqer haji…”, fallxhoret japin bekimin për drogën

“Dy kokrra sheqer haji...”, fallxhoret japin bekimin për drogën

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com