GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rektori i jep tenderin Bashkim Ulajt dhe “denoncon” Salillarin

16:13 - 04/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektori i jep tenderin Bashkim Ulajt dhe “denoncon” Salillarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari “denoncon” punët e oligarkut “Salillari” dhe ia jep tenderin ofertës më të shtrenjtë! Kjo ka ndodhur në prokurimin e projektit të ndërtimit të godinës për Fakultetin e Inxhinierisë. Investimi të cilit iu sulën oligarkët e ndërtimit, është përdorur nga Maliqari si një gur për të vrarë dy zogj. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i ri ‘Godina e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit’ 1,5,6 dhe 7 kat, me një kat nëntokë”. Për këtë objekt janë lënë në dispozicion 1,080,517,131.00 Lekë, ose afërsisht 10 miliardë lekë. Fituesi do të përfitojë nga fondet për këtë projekt për 3 vjet rresht, kur supozohet të mbarojnë punimet.

 

Nga dokumentet e publikuara evidentohet se në garë kanë marrë pjesë bashkimi i operatorëve Salillari sh.p.k & G.P.G Company” sh.p.k , firma ARCON STUDIO” sh.p.k; HASTOCI” sh.p.k ; ANTE-GROUP” , disa firma që nuk kanë paraqitur ofertë, si dhe kompania “4 A-M” sh.p.k , e cila u shpall fituese. Kjo e fundit njihet edhe si kompania pas të cilës qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj. Duke qenë mes “ujqërve të tenderëve”, Ulajt i është përkëdhelur sedra me këtë kontratë. Pasi duhet të përmendin se oferta e tij ka qenë ndër më të shtrenjtat, ndërsa janë anashkaluar ato më të lira. Ky fakt bie ndesh me rregullat e prokurimeve publike. Gjithsesi, edhe biznesmeni Ulaj, është klient i qeverisë, prandaj Maliqari nuk ka bërë “gabim politik”.

 

Guri që goditi Salillarin

Sikur thanë më sipër Maliqari, ka goditur dy zogj me një gurë përmes këtij tenderi. Nuk dihet nëse marrëdhëniet mes qeverisë dhe Pëllumb Salillarit janë prishur. Por ky tender ka qenë një shuplakë për këtë të fundit. Së pari Maliqari ka skualifikuar  ofertën e Salillarit edhe pse kishte ofertën më të ulët. Sikur të mos mjaftonte kjo në arsyet e skualifkimit na ka treguar se kjo firmë nuk e bën punën si duhet dhe nuk plotësin standardet e projekteve për ndërtim.

Kujtojmë që Salillari ka marrë nga qeveria projektet më gjigante dhe me vlera marramendëse. Në të cilat nuk është bërë verifikim se si është kryer puna, por vetëm janë derdhur miliarda lekë .

Universiteti Teknik si Autoritet Kontraktor shprehet se Salillari ka gënjyer në ofertën që ka paraqitur.

Kjo kompani ka deklaruar se mund të marrë përsipër më shumë punë, por në prezantim për ndarjen e zërave rezulton më pak.

“Ndarja e zërave të punimeve nuk përputhet me përqindjen e marrë përsipër nga operatori ekonomik ‘G.P.G COMPANY’, por rrjedhimisht edhe me përqindjen e marrë përsipër nga anëtari i tjetër i BO ‘Salillari”, thuhet në dokument.

 

Situata ndërlikohet e më shumë kur evidentohem të tjera arsye  të renditura nga autoriteti kontraktor. Më konkretisht, Maliqari thotë se e skualifikon firmën “Salillari” pasi në eksperiencat e mëparshme nuk ka treguar performancë të mirë pune. Madje rendit edhe disa nga projektet që kanë qenë në duart e Salillarit.

“Nuk plotëson kriteret e veçanta për kualifikim, pasi me dokumentacionin e paraqitur në përmbushje të këtij kriteri, nuk arrin të provoni se keni përvojë të suksesshme në, Universiteti i ka renditur edhe kontratat;
– Kontratën me objekt: “Faza e Katërt e punimeve për objektin: Ndërtim, Përmirësim, Shfrytëzim, Mirëmbajtje te autostradës Milot-Morinë”
– Kontratën me objekt: ”Rikualifikim i Sheshit Italia”
– Kontratën me objekt:”Rikonceptim i parkut te lojërave te fëmijë dhe parkim publik 2 kate nen toke ne rrugën e Elbasanit”
– Kontratën me objekt: “Riparimi i Shkollës “Dom Nikolle Kacorri””, përcakton dokumenti.

Në çdo pikë të kësaj kontrate hedh dyshime mbi transparencën e tenderit, por edhe të pazareve që mund të jenë prishur mes qeverisë dhe Salillarit.

Lexo edhe:  Samir Mane, Salillari/ Bardhi i përmend Ramës “shokët oligarkë”

Etiketa: Andrea MaliqariBashkim Ulajgodina e Fakultetit te InxhinierisePellumb Salillaritender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Plagoset me kapsolle 12-vjeçari në Lezhë

Plagoset me kapsolle 12-vjeçari në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com