GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zhvillime të reja në veri të Kosovës, KFOR nis largimin e…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvillime të reja në veri të Kosovës, KFOR nis largimin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar do të largojnë kamionët e dëmtuar, që kanë qenë të vendosur në veri të Kosovës. Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se kamionët ishin të vendosur në vendin e quajtur Përroi i Zhazhës.

“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugët në veri të Kosovës, duke vendosur nga 10 dhjetori mjete të rënda në rrugë. Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

 

Por, Dejan Pantiqit, që sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fund të dhjetorit iu ndryshua masa e sigurisë.

 

Ndryshimi i masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, i hapi rrugë tërheqjes së serbëve nga barrikadat.

Më 28 dhjetor, pas një takimi në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit serbë nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se barrikadat do të hiqeshin. Presidenti serb po ashtu tha se serbët kanë marrë garanci se kërkesat e tyre do të plotësoheshin për heqjen e barrikadave.

Shumica e barrikadave u hoqën në ditën pasuese, por disa ende mbeten. Më 3 janar, KFOR-i largoi kamionët e vendosur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dudës.

Për shkak të vendosjes së barrikadave ishin bllokuar rrugët që çonin drejt dy pikave kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ato më pas u mbyllën përkohësisht për qarkullim.

Po ashtu, për shkak të një bllokade të vendosur në territorin e Serbisë, afër pikëkalimit kufitar të Merdares, edhe kjo pikë u mbyll për qarkullim për dy ditë. Merdarja u zhbllokua për qarkullim më 29 dhjetor.

Qeveria e Kosovës për barrikadat ka akuzuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, ka përkrahur serbët që kishin ngritur barrikada./ REL

Etiketa: KosoveSerbitensione

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
I dënuar 16 herë/ Vrau dhe plagosi, e shkuara e errët e “Kobrës”

I dënuar 16 herë/ Vrau dhe plagosi, e shkuara e errët e “Kobrës"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga përfundoi shtetasi E.K, 49...

Lexo më shumë
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12:57 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com