GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Si Pele u bë ‘mollë sherri’ mes Pumas dhe Adidas

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Si Pele u bë ‘mollë sherri’ mes Pumas dhe Adidas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pas vdekjes, miti i Pele bën jehonë në mbarë botën. Një mit plot episode dhe kuriozitete, mbi të gjitha ai që ka të bëjë me dollapin në dhomën e zhveshjes së Santos. I pa hapur kurrë që nga 2 tetori 1974, ditën e ndeshjes së tij të fundit me klubin, ku fshihet një objekt misterioz. Është pastaj edhe një episod që rezultoi një zhvillim të vërtetë përsa i përket marketingut. Skena ishte ajo e Kupës së Botës 1970 në Meksikë, më pas e fituar nga Brazili.

Ishte viti 1970 dhe në atë kohë rivaliteti mes dy markave sportive gjermane, Adidas dhe Puma ishte më e fortë se kurrë. Sherri mes Adolf dhe Rudolf Dassler, që në vitin 1924 kishte krijuar një kompani që prodhonte këpucë futbolli, rezultoi në një ndarje të pandreqshme në vitet 1940. Adolf krijoi Adidas dhe vëllai i tij, Rudolf, Puma. Në dritën e një rivaliteti gjithnjë e më të ndezur ndër vite dhe shpërthimit të njëkohshëm të mitit të Pele, klima e tensionit mes dy vëllezërve u bë gjithnjë e më e qartë. Të gjithë donin të siguronin figurën e Pele, në atë kohë një përfitim i vërtetë në aspektin komercial.

PELE U SHTIR SIKUR PO LIDHTE KËPUCËT

Megjithatë, një ankand deri në frymën e fundit mund të ishte i dëmshëm për dy vëllezërit. Kështu, ata nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës asnjëri prej tyre nuk do të kishte marrëdhënie komerciale me Pele. Një marrëveshje, e parespektuar nga Rudolf, i cili kontaktoi brazilianin, duke i ofruar atij 120 mijë dollarë (rreth një milion euro sot) për të veshur këpucët Puma, gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës kundër Perusë.

Për më tepër, për të zyrtarizuar marrëveshjen, Pele duhej të bënte sikur i lidhte këpucët para fillimit të ndeshjes. E kështu bëri. Para se të luante topin hapës të ndeshjes, ai u ndal në mesfushë duke pretenduar se po lidhte këpucët. Me pagesën bujare të Puma, kameramani e filmoi në mënyrë perfekte episodin, duke u fokusuar tek gjesti i kampionit brazilian. Një gjest që u përkthye në një përparim të madh komercial për sa i përket shitjeve të Puma, asnjëherë kaq të larta më parë. Një episod që vërtetoi edhe një herë madhështinë e figurës së Peles, një legjendë e paimitueshme brenda dhe jashtë fushës.

Etiketa: mollepeleSherri

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Rama bën krahasimin skandaloz: Më 2022 më pak vrasje

Rama bën krahasimin skandaloz: Më 2022 më pak vrasje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

Ministrat e qeverisë nuk do të kenë pushime verore deri në fund të muajit gusht. Kryeministri Edi Rama do të...

Lexo më shumë
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com